Lojtaret e rinj te lojes se madhe
Beteja qe aktualisht po zhvillohet ndermjet Kines dhe Indise ne maje te botes -malet e Kashmirit - mund me se te percaktoje faktin nese ky do te jete nje shekull aziatik apo shekull kinez
New Delhi ndash Dy lojera te medha aktualisht po nxehen ne Azine Jugore. Ne Perendim Afganistani - dhe ata qe Henry Kissingeri i quan xhihadiste islamike ndash sfidojne rendin nderkombetar. Ne Lindje nje numer i madh i trupave kineze po hyjne ne territorin e kontrolluar nga Pakistani ne malet e sigurta te Kashmirit Karakorams ne rajonin piktoresk Gilgit-Baltistan jo shume larg nje fushebeteje tjeter te ftohte ne Siachen ku India dhe Pakistani konfrontohen me njeri-tjetrin.
Seng Hasan Sering nga Skardu drejtor i Kongresit Kombetar te Gilgit-Baltistanit beson se numri i trupave te Armates kineze te Clirimit te Popullit aktualisht prezent ne kete zone mund te jete mbi 11.000 pasi aty ka te vendosur edhe disa anetare te korpusit te ndertimit te PLA-se. Pikerisht ketu Kina po investon me miliarda dollare ne megaprojekte si autostrada te shpejta tunele dhe gaz e naftesjelles. Kjo gje thote Sering sigurisht se nuk eshte rezultat i nje lloj vershimi altruizmi.
Kinezet thone se disa nga trupat e tyre jane vendosur ne Pakistan per shkak te nje tjeter lloj vershimi te bute i cili ka prekur nje pjese te madhe te kesaj ane te Kashmirit dhe te pjeses se mbetur te Pakistanit. Shirat e fuqishme sezonale te ketij viti kane shkaktuar shkaterrime te medha ne rajon duke i prekur linjat rrugore duke shkaterruar urat dhe lene pa kulm mbi koke me shume se gjysme milioni njerez ne keto vise malore ndash pa shtepi toka pasuri te luajtshme apo edhe varreza.
Ky eshte pak a shume fati i disa qindra njerezve ne rajonin Hunza vend ky qe humbi pothuajse gjithcka ne rrebeshin qe ka shlyer nga toka e dheut disa fshatra dhe ka krijuar nje liqen tejet jostabil artificial.
Libri i Rudyard Kiplingut Loja e Madhe tash ka lojtare te rinj ne gare. Ne vend te nje perandorie ekspansioniste ruse qe i kundervihet Perandorise britanike tash eshte nje Kine e uritur per toka uje dhe materiale bazike ajo qe i shtendos muskujt qe po i kalon kufijte himalajane dhe po sfidon ne menyre te drejtperdrejte Indine.
Veprimi i Kines e rikonfirmon nje aksiome antike strategjike qe thote se gjeografia eshte percaktuesi i vertete i historise ndash dhe si rezultat i kesaj edhe i politikes se jashtme dhe sigurise po ashtu.
Robert Kaplan me shume mencuri veren se gjeografia indiane eshte nje rrefim i pushtimeve nga drejtimi veriperendimor dhe se sfidat strategjike te Indise ne fakt akoma ekzistojne qe eshte po ashtu arsyeja se pse Afganistani ne syte e Indise eshte i nderlidhur me historine sub-kontinentale dhe si i tille edhe me te ardhmen tone.
Kjo po ashtu eshte arsyeja se pse aty ekziston nje lidhje organike e Indise me Azine Qendrore me celesin kryesor te kesaj lidhjeje qe fshihet ne Himalaje aty ku tash rivaliteti Indi-Kine eshte perqendruar. Fatmiresisht te pakten deri me tash ky rivalitet eshte dukshem me pak emocional sesa ai Indi-Pakistan pasi qe nuk eshte pjelle e ndonje fyerjeje historike.
Shtytja kineze synon te shkoqitet nga kufizimet e historise se vendit dhe keshtu edhe nga vete gjeografia e Kines. Nje Kine e vendosur dhe relativisht stabile duket se duhet te zgjerohet deri ne ate shkalle saqe presionet e brendshme ta percajne.
Nje Kine e fuqishme dhe stabile ne anen tjeter do te jete gjithmone nje fuqi status quo.
Pikerisht ne kete kundershtim bazohet edhe kontesti me i fundit ndermjet Kines dhe Indise. Mijera trupa te PLA-se jane te vendosura pa u kontestuar ne Khunjerab. Kalojne kufirin e Xinjiangut per te mbrojtur magjistralen e Karakoramit te cilen tani dhjetera ushtare te PLA-se po e meremetojne. Rruga si rrjedhoje eshte nje nyje kyc per qasjen e drejtperdrejte te Kines ne Detin Arabik. Por ky po ashtu eshte nje territor indian ku Kina tenton ti tregoje muskujt ne bashkefajesi me Pakistanin.
Pavaresisht pretendimet historike indiane per rajonin Kina e konsideron kete rajon te kontestuar nje term qe ka filluar te perhapet ne mbare rajonin e shteteve indiane te Jammus dhe Kashmirit. Nje perpjekje e ngjashme per fshehjen e nje objektivi eshte pare edhe ne te kaluaren. Ne fakt para disa vjetesh nje vizite e planifikuar ne Ladakhun indian nga komandanti i PLA-se per rajonin ushtarak Lanzhou ishte anuluar shkaku i nje proteste te Pakistanit duke treguar keshtu se edhe Pakistani ka nje pretendim territorial per kete zone.
Do te ishte gabim te mendohej se bashkepunimi i gjere tregtar ndermjet Kines dhe Indise ndash koheve te fundit ne vlere vjetore prej 60 miliarde dollaresh amerikane me Kinen qe tani eshte partnerja me e madhe e Indise ndash do te conte drejt permiresimit te marredhenieve bilaterale. Me gjithe zgjerimin e bashkepunimit tregtar Kina po perpiqet ta kufizoje Indine brenda territorit tokesor dhe detar nepermjet te ashtuquajtures politike e gjerdanit te xhevahireve.
Kjo perpjekje per ta ngushtuar Indine ne det me stacionime strategjike detare nga Hainan ne Lindje deri ne Gvadar ne Perendim dhe ne toke duke promovuar pretendimet e rrejshme pakistaneze qe nenvleresojne integritetin territorial te Indise e con Lojen e madhe ne nivel te ri dhe te rrezikshem. Ne te vertete dara e Afganistanit dhe Gilgit-Baltistanit paraqet sfiden me te madhe te shtetesise se Indise qe nga koha e pavaresise.
Dhe me shume se kaq beteja qe aktualisht po zhvillohet ne maje te botes mund me se te percaktoje faktin nese ky do te jete nje shekull aziatik apo shekull kinez.
Autori eshte ish-minister i Jashtem i Financave dhe i Mbrojtjes i Indise anetar i frontit opozitar indian. Komenti eshte shkruar per Project Syndicate