Shou shalesish me ekipet rezerve te politikes
Edhe vjeshta e pare si vera e nxehte po na bezdis pa fund me shou shalesish me telenovele bajate dhe te pabesueshme shalesish.
Shalesi me ekipet e te rinjve e te paraterinjve duke hedhe tym e shashka po don te na binde te gjithe shqiptareve duke fole ne emer te gjithe shqiptareve e jo me vec te popullit socialist se eshte bere nami tek ish ekpozita Shqiperia Sot nga qeveritaret aktuale dhe sidomos nga ministri Ruli e Kryeministri Berisha.
Aktrimi i Shalesit eshte i mire por i paraterinjve e te rinjve te politikes se opozites eshte i shemtuar. Pse duhet Shalesi te flase ne emer te pronareve qe kane marre pronen e tyre besoj pas shume strapacimesh edhe ne tete vitet e qeverisjes se partise se Shalesit. Me ne fund e kane marre pronen me nje cmim trualli 10 e tij pjese shteterore me te shtrenjte se sa kushton tek Tajvani. Ata nuk po ndjehen. Po Shalesi cfare ka pra.
Druaj ta them por Shalesi eshte irrituar keq per faktin se pse ua dha Ruli pronen pronareve. Shalesi planifikonte me Ramen qe ta mbanin e ta ruanin derisa te mund ta merrnin per vete ate prone ose te mund ta shisnin ata per llogari te tyre mbase edhe pronareve tua shisnin nje dite. Kur nuk ndjehen pronaret cfare ka Shalesi qe bluan pa uje. Thjeshte ka hallin dhe vuan se nuk e mori vete ose te tijte ate prone. Edhe pse shalesat kane bere shume perpjekje e kane hequr mjaft mundime per kete.
Ose Shalesi eshte kunder faktit qe e kane marre pronen pronaret pasi ai dhe te tijte nuk do tua jepnin kurre sic nuk ua paten dhene per tete vjet dhe vertetohet keshtu deklarata e Kryeministrit Berisha se Shalesat jane kunder pronareve kunder dhenies e kthimit te prones tek pronaret kunder zhvillimit te prones private ne kete vend kunder sistemit aktual politik qe po ndertojme me veshtiresi.
Gjithe storja e shou i Shalesit behet duke u nisur nga nje mendim i qarte qe ka ai dhe te tijte rioshe paraterinjte dhe te rinjte e politikes qe kane lene ne stol te rezervave dhe pa federuar biles ashtin e politikes shtamin e saj ne opozite. Filozofia e beresit dhe kujtuesit. Ti e ke ate prone si shtet mendon Shalesi e shalesit. Shite ose ktheje por me dallavere dhe fito leke. Sepse po te jem une ne vendin tend thote Shalesi nuk e le pa fituar shume leke.
Jo thone me veprimet e fjalet e tyre zyrtaret aktuale qe drejtojne nuk po marrim leke por po ua japim pronen pronareve si detyrim moral dhe politik i mazhorances aktuale.
Ke marre leke thote Shalesi.
Por nuk vertetohet dot kjo gje. Sepse nuk po thote i zoti i prones qe me ka marre ndokush leke.
Epo duhet te kesh marre patjeter thote Shalesi se po te isha une ne vendin tend do te kisha marre.
Jo dhe jo thote pala zyrtare. Epo aty e kishe pronen aty i kishe mundesite aty i kishe leket pse si ke marre.
Kjo eshte storja.
Edhe per koncensionet e dhena ky eshte halli pse i dhate ju koncensionet dhe nuk i late ti jepnim ne se na late pa marre leke. Pasi tashme dihet sic thuhet nga te gjithe se praktika e drejtuesve aktuale te opozites eshte qe asnje gje nuk jepet pa marre leke asnje sherbim nuk kryhet pa paguar rryshfet ose sic thone 20 perqindeshin kryetarit.
Po te jete opozite serioze dhe qe i dhimbset vendi e pasuria kombetare po te jete e shqetesuar per ecjen e vendit para se paku njehere te vetme do te kerkonte te dinte se sa kane ecur koncensionet e dhena per hidrocentrale te vegjel kur dihet se sa uri e nevoje ka ky vend per energji. Ky po qe do te ishte shqetesim i drejte te dinte se kur do te prodhojne energji hidrocentralet e dhena me koncensione. Koncensione qe aktualisht jane vetem nje mundesi per marresit te cilet nuk I mbeshtet shteti ne asgje te cilet fitimet mund ti nxjerrin mbase pas 10 - 15 vitesh nese nuk i shemb ne zero ndonje dite ndonje politike e tipit qe po promovon zoti Rama me ekipet e paraterinjve e te rinjve pasi ekipin e pare te politikes e ka lene ne stol te rezerves per ta shuar e sfumuar.
Kjo eshte pak a shume telenovela shalsjane. Qe eshte qellim me vete kjo telenovele per te nderkryer popullin socialist kunder qeverise aktuale dhe Shalesi ska hallin te gjeje ndonje te vertete po kuptohet nga te gjithe. Sepse qartesisht ministri Ruli i thote opozites dhe shalesave ejani aty ku behet debat politike ejani dhe hetoni me komision hetimor parlamentar ose denonconi ne organet e drejtesise dhe ata le te hetojne e gjykojne per cdo dosje.
Por Shalesi e shalesat nuk duan sepse e dine se po bejne shou. Ata bejne si grate pas gardhi ose si grate te kroi si grate kunder Marigose se shkrete per te mbjellur shpifje sa te mundin. Ata nuk duan komision hetimor parlamentar sepse ata nuk e duan parlamentin aktual nuk e pranojne ndonese rrogen e marrin prej tij. Dhe e dine sakte se nuk ka veper per te hetuar mbi te nga asnje lloj komisioni hetimor. Ata nuk denoncojne ne prokurori sepse nuk i besojne asaj. Edhe pse ministri Ruli kembenguli tre here per kete gje.
Opozita me gjithe shfaqjet qe po ben prej gati nje viti me gjithe veprimet e qendrimet e saj po deshmon perdite e me shume se po tenton te krijoje shtet paralel. Shtet mbi bazen e shpifjeve te pafundme per cdo gje.
Shembujt me te paster mund ti shihni perdite ne Tirane ku policia bashkiake ben namin dhe policia e shtetit rri e terhequr. Policia bashkiake te ve gjoba te bllokon makinen te merr makinen me karrotrec vepron pra sikur eshte shtet me vete pa pyetur per askend. Karrotrecat jane tmerri mbi tmerrat ne Tirane dhe nuk di a mund te kete burre per ti zhduke edhe pse ndokush mund te demtohet shume rende nga ndalimi i ketij biznesi te llahtarshem.
Per te vepruar lirshem dhe per te terrorizuar njerez ata bejne tym me shalesa e rioshe qe jane shkolluar me parate e piramidave si nuse a dhendure te piramidave qe qeveria qendrore te hutohet nga tymi e ta lere bashkine e Tiranes te beje ligjin ne cdo gje e te terrorizoje qytetaret.
Dhe oratore te ndryshem qe duhet te thone plot te verteta te hidhura dhe jo vetem tia kujtojne 20 perqindesin Rames nuk bejne mire qe heshtin derisa e kane per detyre te mos heshtin dhe paguhen per te mos heshtur po per te shpjeguar e sqaruar.
Vini re pra cfare ndodh me policine bashkiake ne Tirane. Nje tmerr e skandal. Vini re se cfare ka ndodhur me emertimet e rrugeve e rrugicave ne Tirane. Po fiksohen ne histori te paverteta te medha mashtrime te medha. Emra anonimesh te vdekur qe vihen ne rruge e vende qe kurre asnje lidhje skane patur me ate vend me ate lagje por emrat u mberthehen ne mure e llamarina per te hyre ne histori e memorien tone me zor. Vini re se plasi skandali mes riosheve dhe ashtit apo shtamit te partise. Rama me te rinjte duan me cdo kusht pushtet dhe para duan edhe revolucion duan edhe rremuja perdite edhe protesta me pagesa ne dore nga 50-100 euro per pjesemarres.
Por garda e vjeter e partise shtami i partise apo thene me qarte ekipi i pare i lojtareve te politikes qe Rama e ka lene ne stol te rezerves dhe nuk e aktivizon thuajse kurre ka ndjeshmeri me te larte. Rama ben thirrje per protesta Ruci ben thirrje ti drejtohemi komisionit te Venecias per votat. Sa larg e larg jane. Nje parti pa shtam nje parti pa asht nje parti qe nuk e aktivizon ekipin e pare lojtaret kryesore per te cilet eshte investuar shume por merret me te rinjte apo para te rinjte u jep pushtet e mundesi atyre qe nuk u thote askush ne rruge as tungjatjeta e ka te sigurte qe do te shnderrohet ne nje OJF te tipit me G qe mund te redaktoje politikisht edhe librat e Obames.
Dhe nje parti qe nuk bazohet ne ashtin e saj ne lojtaret vipa edhe ne e paste apo ne e marrte pushtetin ndonjehere do ta abuzoje ate.
Pra per ta ndalur shfaqjen e shout te shalesave apo telenovelen shalsjane do te ishte me e udhes qe te merreshim me problemet e verteta qe vuajne qytetaret.