Zv.Kryeministrja Vereshchuk: Nuk ka korridore humanitare sot, shumë e rrezikshme

Zv.kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka njoftuar se për shkak të rrezikut të rrugëve në Ukrainë, ditën e sotme nuk do të ketë korridore humanitare.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të durueshëm.
Vereshchuk theksoi se evakuimi i civilëve sot është shumë e rrezikshme.
“Për shkak të rrezikut përgjatë rrugëve sot, më 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare. Për të gjithë ata që presin të evakuohen: jini të durueshëm, ju lutemi duroni!”, tha ajo, raporton BBC.
/rtsh.al/