E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Tiranës në vend të rishikojë buxhetin sulmon këshilltarët e bashkisë me kallashnikovin tip Shalës

>Kryebashkiaku i Tiranës duke qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste, kërkon me çdo kusht që faktin e mosmiratimit të buxhetit ta politizojë për qëllimet e tij në lidhje me rivalitetin që ekziston në gjirin e së majtës. Në vend të reflektimit rreth kërkesave të këshilltarëve bashkiakë dhe krerëve të minibashkive në përputhje me interesat e komunitetit, kryebashkiaku Rama ka zgjedhur rrugën  e agresivitetit duke sulmuar partitë politike që nuk i votojnë buxhetin. Në vend të transparencës, Edi Rama nxjerr kallashnikovin e tij, Eduard Shalësin, për të sulmuar pa princip kundërshtarët duke kërkuar miratimin e një buxheti që i intereson vetëm Edi Ramës dhe partisë së tij politike. Mjafton të përmendim faktin që 32 shkolla, 17 kopshte dhe 15 çerdhe janë rikonstruktuar pa sistem ngrohje tregon qartë abuzivizmin e kryebashkiakut me paratë e taksapaguesve të Tiranës. Në vend të pasqyrimit se ku do të shkojnë 6 milionë euro, të përcaktuara nga ai si fond rezervë, Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë dhe të zhdukë paratë  tona, mundin djersën dhe gjakun e rreth 650 mijë qytetarëve të Tiranës.
Pa marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtjet tona në projektbuxhet, harroje miratimin e tij!. Është kjo oferta që i është bërë e ditur kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nga të gjithë krerët e Njësive Bashkiake të Tiranës për fatin e buxhetit të vitit 2009. Por nga ana tjetër, kryebashkiaku Rama ka gjetur një mënyrë tipike tijen, për të shfajësuar veten përballë qytetarëve, lidhur me bllokimin e buxhetit për vitin 2009. I përballur 2 herë me votat kundër projektbuxhetit të hartuar prej tij, Rama kërkon tashmë të justifikohet se investimet e parashikuara në to, kanë mbetur pezull për shkak të bllokimit të buxhetit 2009. Por kush do ta besonte më kryebashkiakun e premtimeve për pastrim, gjelbërim dhe zhvillim të metropolit, kur në fakt i dhuroi këtij të fundit betonizim të gjithanshëm, duke ia zënë frymën një herë e përgjithmonë kryeqytetit dhe banorëve të tij?! Kësaj radhe sharra ka ngecur në gozhdë. Krerët e njësive bashkiakë dhe anëtarët e këshillit bashkiak nuk pranojnë ta miratojnë projektbuxhetin e Ramës, duke e lënë në gisht me gojë për abuzimet e dyshuara dhe fort të kërkuara për këtë vit. Duam transparencë, detaje në investime dhe sugjerime nga ana jonë, të cilat kanë të bëjnë direkt me komunitetin. Janë këto kërkesat që i kanë parashtruar gjerësisht kundërshtarët e Edi Ramës, në luftën e hapur prej pak kohësh për buxhetin prej 54 miliardë lekësh.
Minibashkitë: Ja abuzimet  
Anëtarët e Shoqatës së Njësive Bashkiake janë shprehur të bindur se buxheti është lënë në dorë të vetë Ramës, ku sipas tyre, nëse ai ka dëshirë, buxheti do të miratohet. Por dëshira e Ramës duket se rreh më shumë aty ku atij i intereson dhe jo ku komunitetit i intereson. Akuzat e krerëve të ndryshëm të minibashkive, se Rama ka parashikuar një buxhet të panjohur për ta dhe me shumë mangësi në informacionin për investime, duket se Rama nuk po i merr shumë seriozisht. Reagimi i vetëm i tij deri tani është kopja e tij politike në bashki, i cili ka marrë përsipër tu mbushë mendjen qytetarëve se investimet e nisura që vjet duhet të përfundojnë me buxhetin e ri, të cilin nuk e lëshon PD-ja dhe LSI-ja. Dhe në të vërtetë këto dy forca përfaqësuese në këshillin bashkiak janë shprehur kundër miratimit të këtij projektbuxheti, por nga ana e tyre ata nuk kanë lënë pa bërë të ditur edhe problemet e konstatuara në në. Projektbuxheti i rrumpallës, duhet riparë dhe një herë sepse në të parashikohen investime të nisura që vjet ose më keq akoma që duhet të kishin nisur por që për arsye të ndryshme nuk ka ndodhur një gjë e tillë. ky projektbuxhet është një falsitet i cili nuk do të bëhet realitet, derisa Rama të ndërhyjë sipas sugjerimeve tona, të cilat janë bërë sipas kërkesave të banorëve të zonave të Tiranës, dhe jo sipas disa militantëve të PS-së, që ka takuar Rama gjatë vizitave të tij të herëpashershme në lagjet e Tiranës. Kjo është gjithçka kërkohet për të çuar më pas në votimin e buxhetit, por Rama vazhdon në kokëfortësinë e tij, çka mund të rrezikojë seriozisht buxhetin edhe për disa muaj të tjerë.       

**************************************************************************
Kreu i minibashkisë 9, Halebi: Rama të mos kërcënojë me investimet e 2008   
Bllokimi i disa investimeve në zona të ndryshme të Tiranës, ka nisur të justifikohet nga bashkia, me bllokimin e projektbuxhetit 2009. Por këto pretendime vijojnë të hidhen poshtë nga krerët e minibashkive, të cilët kanë sqaruar vazhdimisht qytetarët se investime të tilla janë projektuar dhe parashikuar që në vitin 2008 të cilat po në këtë vit duhet të kishin mbaruar dhe nuk kanë lidhje me buxhetin e vitit 2009. Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Minibashkive, Armond Halebi i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për investimet e bllokuara në bllokun 51 në rrugën Don Bosko. Halebi ka sqaruar banorët e kësaj minibashkie për deklaratën e djeshme të nënkryetarit të bashkisë, ku ky i fundit tërthorazi kërcënoi me cinizëm ndërprerjen e punimeve të cilat kanë filluar 2 javë më parë. E vërteta është se investimi në këtë bllok ka qenë pjesë e buxhetit të vitit 2008, i cili nuk është realizuar dhe nuk ka lidhje me miratimin ose jo të buxhetit 2009. Nënkryetari bashkisë nuk mund të mashtrojë opinionin publik dhe komunitetin e këtij blloku se vazhdimi i punimeve kushtëzohet nga miratimi i buxhetit 2009, ka theksuar kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9, duke shtuar ndër të tjera se nga mosrealizimi i buxhetit të vitit 2008 nga Bashkia e Tiranës, këtë vit buxheti duhet të jetë i detajuar dhe me afate të përcaktuara. Halebi ka kërkuar gjithashtu, që taksat e banorëve, të cilat janë mbledhur në përqindje të lartë tu kthehen atyre në investime. Ne do të insistojmë gjithashtu në realizimin me cilësi të objekteve, për të mos pasur më shembuj si ai i bulevardit, "Zogu I", ku gjatë verës qytetarët i mbyt pluhuri dhe në shi kërcejnë pllakat, duke krijuar probleme për banorët dhe automjetet që kalojnë në të, ka nënvizuar Halebi, duke përfunduar se LSI dhe këshillatarët e saj janë të vendosur për të mbrojtur dhe kontrolluar çdo qindarkë të taksapaguesve të Tiranës si të vetmen mënyrë për të justifikuar besimin e qytetarëve për votën e dhënë.

Gerti Bogdani: Zgjedhje të reja në këshillin bashkiak, nëse nuk kalon buxheti    
Edhe kreu i Njësisë Bashkiake nr.10 në Tiranë, Gerti Bogdani, është shprehur kundër projektbuxhetit të Ramës, në një prononcim për gazetën SOT. Arsyet që rendit Bogdani për kundërshtimin miratimit të këtij projektbuxheti, sipas tij janë se ky projektbuxhet nuk i plotëson kërkesat e minibashkive si dhe mostransparenca e Ramës në hartimin e tij, sipas Bogdanit, në këtë projektbuxhet ka investime të vitit 2008, nga ato që janë realizuar, gjithashtu dhe nga ato që nuk janë realizuar. Ndërkaq, sipas kreut të minibashkisë nr. 10 Bogdani, nëse kalohen afatet e mosmiratimit të projektbuxhetit për vitin 2009, atëherë rrezikohet që këshilli bashkiak të shkrihet dhe të kalohet në zgjedhje të reja për këtë instancë.  

Luzhjana Abazaj: Ja investimet në projektbuxhetin rrumpallë të Ramës  
Duke e cilësuar projektbuxheti i rrumpallës, kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, i ka bërë thirrje kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të reflektojë sa më parë në drejtim të hartimit të projektbuxhetit të bashkisë së kryeqytetit. Sipas kryetares së kësaj njësie, janë fakte të shumta të cilat po zbardhen dita ditës nga të gjithë drejtuesit e njësive bashkiake në kryeqytet, që flasin për faktin se ka një mungesë transparence të theksuar në drejtim të realizmit të investimeve të parashikuara për vitin e kaluar. Ndërkohë që, po sipas kryetares së njësisë së minibashkisë nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, përsëri në projektbuxhetin e këtij viti që është rrëzuar nga votat e këshilltarëve kjo transparencë është përsëri e munguar. Abazaj e ka ribërë kërkesën e sa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›