E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraj: TVSH, shprehje tipike e prapambetjes ne tregun mediatik shqiptar

>Debati i fundit i lindur midis opozitës dhe pozitës për televizionin publik shqiptar ka prodhuar edhe ditën e djeshme deklarata. Dje PS ka reaguar nëpërmjet kryetarit të PS Tiranë Besnik Baraj. "Asnjë televizion publik demokratik nuk bën deklarata replikuese me opozitën",- është shprehur kështu kryetari i PS së Tiranës, Besnik Baraj në vijim të reagimit të djeshëm të Televizionit Publik Shqiptar ndaj shqetësimit të ngritur nga Kryetari i Partise Socialiste. "Replika e djeshme e TVSH-së me Partinë Socialiste ishte një shprehje tipike e prapambetjes së thellë të atij institucioni dhe e paaftësisë për të bërë tjetër gjë, përveç veglës qorre të pushtetit të rradhës",- u shpreh Baraj.Ai vijoi se "duke qënë të bindur se jemi jo vetëm në të drejtën tonë, por në krye të detyrës tonë ndaj të drejtës së dhunuar të publikut për informim nga ana e Televizionit Publik Shqiptar, i bëjmë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së, të reflektojë seriozisht mbi këndvështrimin dhe gjuhën e përdorur në ekranin publik gjatë edicioneve skandaloze informative që ngjajnë si pamje të ngjyrosura të revistave televizive sovjetike; të reflektojë seriozisht mbi të dhënat skandaloze të ndarjes së minutazhit të edicioneve informative mes pjesës që i takon qeverisë dhe të gjithë pjesës tjetër që i takon jo thjesht opozitës apo institucioneve të tjera të këtij vendi, por interesit publik për aktualitetin shqiptar e ndërkombëtar që duhet të zënë vendin kryesor në ekranin e publikut; të reflektojë seriozisht mbi kthimin e spikereve e të gazetarëve të televizionit të publikut jo vetëm në shërbëtorë të pushtetit aktual, por edhe në dhunues me pagesë të dinjitetit të institucioneve të pavarura e autoriteteve kushtetuese të këtij vendi; të reflektojë seriozisht mbi tërësinë e problematikës që e bën sot TVSH-në shëmbëlltyrën e prapambetjes në tregun mediatik shqiptar",- përfundoi Baraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›