Topalli delegon në Këshillin e Europës individë që mbështesin "Qeverinë"

>Flet sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate Engjëll Bejtaj
-Si e gjykoni shkarkimin e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europën, z.Aleksandër Biberaj?
Si anëtarët e tjerë të parlamentit edhe ne u informuam për vendimin e kryetares për shkarkimin e z.Biberaj nga detyra e Kryetarit të Delegacionit në Këshillin e Europës. Mendoj se që këtu fillon problemi, kur parlamenti informohet jo në rrugën institucionale, pra nëpërmjet vendimeve të deklaruara në seancat plenare, ashtu siç e kërkonte rregullorja, por nëpërmjet mediave apo bisedave gojore midis deputetëve. Që nga momenti i shkeljes procedurale, mendoj se është një vendim i padrejtë. Pa u futur në hollësi të tjera që mund të kenë të bëjnë me përmbajtjen e vendimit. Si vendim është i kompromentuar qysh nga procedura. Nëse do të respektonim normat mbi të cilat funksionon kjo shoqëri demokratike, si pjesë e saj edhe parlamenti do të duhet që, nëse ekziston një problem, siç është vendimi i kryetares që ka një shkelje me fondet nga ana e z.Biberaj. Prezumimi i pafajësisë është themelor kudo. Përsa kohë nuk ka të vërtetuar që është një shkelje apo abuzim nuk mundet që të merret një vendim. Nëse do ishte e tillë parlamenti paraprakisht duhet të vihej në dijeni le të themi me shkeljen e pretenduar nga ana e znj.Topalli. Duke njohur mirë procedurat parlamentare, duke njohur mirë edhe mënyrën se si funksionojnë institucionet brenda parlamentit do të ishte e pamundur që një deputet të abuzojë nëse nuk i administron drejtpërdrejt fondet. Fondet administrohen nga struktura të specializuara të parlamentit, të cilat urdhërohen drejtpërdrejt nga kryetarja. Gjykuar politikisht, për mua është një konflikt që do të ndodhte dhe më herët. Pasi probleme brenda mazhorancës ka pasur. Shkëndijat e para u dukën në përplasjen midis institucioneve parlamentit dhe presidentit. Apo që herët kur parlamenti në shkelje flagrante të rregullores të parimeve themelore mbi të cilat ai funksionon administroi procesin e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm apo nocionin e mosbesimit ndaj kryetares së parlamentit. Mazhoranca dhe individë brenda mazhorancës, të cilët sot kontestojnë vendimet e kryetares apo të strukturave të tjera të parlamentit duhet të shqetësojnë që kur parlamenti hoqi votimin e fshehtë për shumë probleme, siç është kjo e shkarkimit. Kur nuk votohej më shkarkimi, por votohej relacioni që ishin çudira që ndodhnin. Dhe patjetër që do të ndodhnin edhe në moment të tillë kur përplasja do të ndodhte brenda mazhorancës. Ne e kemi parashikuar, por nuk kemi pëlqyer që të ndodhte kjo se në fund të fundit parlamenti nuk është vetëm i mazhorancës. Patjetër që këto vendime reflektojnë edhe në institucione të tjera, lënë një shije të keqe dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Për pasojë proceset që aq shumë i interesojnë vendit tonë siç është procesi i integrimit në BE. Nuk urojmë që këto gjëra të thellohen dhe duhet që drejtësia të vendoset në vend. Parlamenti të tregojë që është një institucion demokratik dhe që nuk mund të përdoret nga një individ i vetëm.
-Mendoni se zëvendësimi i z.Biberaj me z.Ilir Rusmajli është një lojë me interesa politike?
Fakti që u nxituan të zëvendësonin z.Biberaj me një tjetër në momentin kur Parlamenti i Europës po diskutonte për ligjin e lustracioneve. Kur vetë parlamenti në një rezolutë kritikoi parlamentin dhe politikën shqiptare për miratimin e ligjit të dosjeve, i cili bie ndesh me standardet e institucioneve. Pra, i gjithë ky nxitim të lë të kuptosh që po përpiqen në delegacionin e parlamentit shqiptar të Këshillit të Europës të dërgojnë një individ, të cilët pasi mbasi kanë marrë përsipër të bëjnë mbrojtjen e këtij ligji të kritikuar. Pavarësisht se kush do të ishte z.Rusmajli apo ndonjë tjetër unë do të thosha që është e gabuar. Ky ligj nuk ka nevojë për komente. Parlamenti Europian ka ekspertët e vetë dhe çfarë do lloj mbrojtje ti bëjë delegacioni apo ndonjë individ brenda delegacionit është e pamundur që të ndryshojë opinionin e Parlamentit Europian. P.E nuk ndryshon opinion nëpërmjet ndryshimit të ligjit dhe jo nëpërmjet komenteve që i bëhen.
-Si do të organizohet fushata elektorale, keni filluar të investoni financiarisht për të?
Fushata elektorale nuk ka startuar në variantin e saj zyrtar, por partitë politike patjetër që i fillon përgatitjet për një fushatë shumë më herët nga sa fillon ajo zyrtarisht. Ne kemi kohë që merremi me organizimin e strukturave me riaktivizimin e tyre, sepse është normale që strukturat nuk mund të jenë në çdo kohë. Në periudha jashtë fushatës ato janë disi më inaktive, por ne nuk jemi thjesht një parti elektorale që funksionon vetëm në rast zgjedhje. Jemi një parti parlamentare me një aktivitet gjatë gjithë vitit. Fushata kërkon intensifikim të veprimeve politike nga ana e partisë dhe përgatitjet nga ana e strukturave. Duke u nisur nga fakti që në prill ne kemi kongresin e radhës, i cili patjetër do të marrë vendime edhe për sa i përket programit elektoral apo vendimeve që lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjet. Kemi nisur të përgatisim preferencat e nëndegëve dhe më pas në periudhën shkurt mars preferencat e degëve dhe të qarqeve, por edhe përzgjedhjen e kandidatëve për listat sipas qarqeve. Ky është një proces që patjetër kërkon edhe financa. Ne aktualisht jemi duke përdorur atë të pjesë të financave që partia merr nga shteti si parti parlamentare. Me kalimin e kohës të mund të bëjmë një grumbullim fondesh në përputhje me kodin zgjedhor. Gjithmonë ne kemi qenë transparent në drejtim të administrimit të buxhetit dhe besoj që në prill e më pas do të ketë një aktivitet të vrullshëm të strukturave tona në të gjithë nivelet dhe në gjithë vendin.
-Ku do të orientohen aleancat e Partisë Social Demokrate?
Besoj se për gjithë opinionin është bërë e qartë që koalicioni pjesë e të cilit ne do të jemi është me PS,PDS edhe me ndonjë subjekt tjetër politik që ende nuk është deklaruar publikisht, por që në bisedat e ngushta ekzistojnë të tillë. Ligji aktual zgjedhor është një ligj që përcakton kornizat koalicionit. Sa detyrues është për të realizuar koalicionin aq edhe orientues. Forma e koalicionit do të jetë i përbërë
Ku partitë do të bëjnë thirrje për të votuar koalicionet. Kjo i angazhon partitë për të hartuar programe elektorale. Do të duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të ratifikuar dhe për ta miratuar atë në struktura dhe pas kësaj do të ketë një profilizim të partive në drejtime të caktuara. Pra, ne vërtetë si koalicion do të duhet që të marrim angazhime për jetën politike në tërësi dhe atë ekonomike. Secila nga partitë ka edhe specifikën e vet dhe parapëlqen disa fusha të caktuara. Ne do të luftojmë në një front me PS pa mbyllur shtegun për degën që në përbërje të këtij koalicioni të jenë edhe parti të tjera, të cilat ende nuk janë shprehur qartë. E majta është një front i madh dhe patjetër që brenda këtij fronti ka vend edhe për partitë e tjera të cilat mund të jenë epiqendër.
-E keni propozuar anëtarin tuaj për KQZ?
Kodi elektoral na jep të drejtën që të propozojmë dy kandidatë që njëri prej tyre të jetë anëtar në KQZ. Lista jonë me këta dy kandidatë do të marrë firmat mbështetëse të krahut të majtë. Patjetër që në garë janë edhe parti të tjera. Lista që mban më shumë firma mbështetëse ynë në votim. Ne ende jemi në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Nuk mund të shprehen në mënyrë nominale, sepse nuk më takon mua të bëjë seleksionimin. Pavarësisht se cilin kandidat do të përzgjedhë seanca ne do të propozojmë kandidat sa moral aq edhe profesional dhe aftësi të mjaftueshme për të kryer atë detyrë.
-Si do të përfaqësohen anëtarët e KQZ në zgjedhje?
KQZ sipas ligjit ka 7 anëtarë nga të cilët 2 do ti takojnë PD dhe 2 PS nga 1 partitë e vogla të majta dhe 1 7-ti do të zgjidhet nga parlamenti. Këta përbëjnë strukturën e KQZ. Patjetër që ligji ka një sistem piramidal që veç KQZ janë 62 apo 63 KZ, AZ dhe këto komisione patjetër që do të funksionojnë mbi bazën e një raporti nga 40 deri në 60 mijë votues në një KZ AZ që mesatarisht i bie që në dy minizona elektorale të ketë një KZAZ. Këto do të administrojnë procesin brenda këtij territori. Niveli i kompetencave të secilit prej këtyre strukturave është i përcaktuar në kod. Në KZAZ dhe në komisionet e qendrave të votimit ne do të kemi anëtarë, sepse këtë e përcakton ligji. Ne jemi partia e dytë parlamentare e krahut të majtë. Bazuar kjo në rezultatin e zgjedhjeve të 2005. e vetmja enigmë është përbërja e KQZ në kuptimin e raporteve midis partive të vogla. Ne kemi një shqetësim për vonesën që po shoqërohet ky proces. Një vendim i vonuar do të komprometonte gjithë ngritjen e strukturave që varet nga KQZ. Ti bëjmë një thirrje parlamentit që çdo vonesë që ka kaluar të mos shoqërohet me vonesa trë tjera dhe të mbyllet sa më shpejt ky proces.
-Ç'mendoni për qeverisjen Berisha, rritjen e nivelit ekonomik të deklaruar nga Ministri i tij i Ekonomisë?
Në asnjë rast nuk kemi dyshuar që qeveria Berisha do të ishte një qeveri e suksesshme. Ne bëjmë pjesë në atë grupim që ka qenë i qartë që rikthimi i Berishës nuk do ishte një shans për vendin, por do ishte një rikonfirmim që Berisha dhe kjo qeverisje është një qeverisje e asaj të 92 96 ku e djathta maksimalisht qeverisi dy vjet dhe në dy vjet të tjera mendoi se si do ti rifitonte zgjedhjet. Duke u përpjekur të bënte gjithçka për të administruar procesin e ardhshëm zgjedhor në mënyrë të tillë që të garantonte fitoren. Pjesë e kësaj është edhe propaganda e një rritje ekonomike inekzistente. Ne do të ishim të kënaqur që të kishim një rritje ekonomike edhe dy shifrore. Dhe kur ti vinte radha qeverisjes tonë ne do të kishim më pak probleme. Fakti që ka një përplasje midis rezultateve të nxjerra nga qeveria apo strukturave në varësi të qeverisë INSTAT dhe nga deklarimet e institucioneve ndërkombëtare financiare tregojnë që rritja ekonomike nuk është qëllim në vetvete, por është thjesht një përdorim i saj si një tregues një element propagandistik. Shqipëria është një shkëmb graniti që nuk do tia dijë nga asnjë stuhi që kalon në brigjet e Adriatikut vazhdon të ndriçojë si fanar.
-A ju frikëson përçarja e së majtës?
Ajo që ju e quani përçarje nuk është një fenomen i ri. Është shfaqur që në variantin e tij më negativ që në zgjedhjet e 2005-ës. Ne e morëm faturën negative të kësaj çarjeje në zgjedhje ndërkohë që ishte një humbje pamerituar. Por, tashmë për opinionin në tërësi është e qartë se kush është thelbi i kësaj çarjeje. Ne jemi përpjekur që kjo çarje të kthehej në një lloj saldimi, por kjo nuk lidhet me parime, por lidhet me interesa. Ligji elektoral nuk kondicionin në mënyrë të domosdoshme daljen në bllok të një krahu politik. Në këtë rast kjo nuk është thjesht ngushëlluese, por është dhe një për të përcaktuar taktikat elektorale. E majta do të dalë në dy koalicione. PS, PSD, PDS dhe blloku tjetër besoj se do të jetë LSI me ndonjë parti tjetër. Kjo nuk i heq shansin të majtës për të fituar zgjedhjet. Më i angazhuar është ai krah politik që koalicionet që e përfaqësojnë marrin vendin e parë dhe të tretë. Jam i sigurt që koalicioni jonë do të jetë koalicioni fitues dhe shpresojmë që LSI do të marrë vendin e tretë. Në këtë mënyrë do të bënim numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të realizuar këtë koalicion paszgjedhor. Askush nuk është i penguar që mbi bazën e dimensionit parlamentar të pretendojë edhe një dimension ekzekutiv. Kjo është një eksperiencë pak e re për politikën shqiptare, por kjo është një eksperiencë botërore dhe nuk ka pse edhe ne të mos ecim në këtë rrugë.
-Meqenëse të majtët janë pjesë e Këshillit të Europës, siç mendon lideri socialist, do të keni mbështetje maksimale nga ana e tyre?
Ne vazhdimisht kemi pasur mbështetjen e tyre, siç kemi pasur mbështetjen e Internacionales Sociale, pjesë e të cilës jemi edhe ne. Patjetër që do të kemi dhe mbështetjen e Partisë Socialiste Europiane, kontaktet me të cilën i kemi të vazhdueshme. Besoj që mbështetja në këtë rast do të jetë në planin e hartimit të programeve. Pasi ligji elektoral e ndalon mbështetjen nga individë të huaj. Është e rëndësishme që ne brenda programit të kemi idetë e I.S dhe të P.S.E.