PD reagon ndaj sulmit: Rama ka frikë nga e vërteta
>"Edi Rama ka frike nga media e lire, sepse trembet nga vërteta dhe realiteti te cilin mundohet ta censuroje. Z. Rama ka frike, sepse Shqipëria po Ndryshon", ka reaguar dje PD pas sulmit të kreut socialist ndaj TVSH. Sipas PD, Z. Rama lexoi artikullin plot shpifje dhe trillime te njeriut te cilin ai e bleu për 500,000 Euro bashke me gazete; Erion Bazes qe do te largohej nga bordi i Radio Televizionit vetëm për te mos deklaruar pasurinë e tij, nga origjina e se cilës ka frike.
"Edi Rama është krye korruptues i mediave te lira, sepse ne rast se televizioni publik u jep kohe te barabarte partive kryesore te maxhorancës dhe minorancës, mediat e kontrolluara nga z. Rama, censurojnë jo vetëm Partine Demokratike, por edhe Qeverinë dhe Parlamentin e vendit". PD shprehet se "Edi Rama është diktator i fjalës se lire, sepse ne mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar te cilat nuk janë dakord me linjen e z. Rama". Ajo vijon se "Edi Rama është krye korruptues i mediave te lira, sepse ai me lejet e ndërtimit, punësimin e familjareve të editorëve apo drejtoreve te ndryshëm te mediave, arrin deri aty sa me sms e tij te kontrollojë ose prese lajmet e televizioneve dhe titujt e gazetave, te përjashtoje nga emisionet televizive një numër përfaqësuesish te Partisë Socialiste, apo t'i bllokoje ato per maxhorancën dhe partitë e spektrit te majte qe nuk janë dakord me te". "Edi Rama është diktator i fjalës se lire, sepse me sms e tij ai shkarkon dhe emëron drejtore lajmesh, dikton emrat e përfaqësuesve te Partisë Socialiste ne emisione televizive, por edhe emrat e gazetareve qe do te bëjnë avokatin e tij ne këto emisione". "Ai ka arritur deri ne piken sa te kërcënoje hapur gazetare dhe analiste te medias se lire",- përfundon PD.