Buxheti i Ramës përjashtoi interesat e qytetit dhe të qytetarëve

>Flet kreu i minibashkisë nr. 11, Haki Mustafa
Projektbuxheti i bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, rrezikon seriozisht të mos miratohet, nëse kreu i saj, Edi Rama nuk merr një herë e më parë masa për detajimin dhe transparencën e duhur ndaj këtij projektbuxheti. Ky është zëri i shumicës së këshilltarëve bashkiakë, por edhe i krerëve të njësive bashkiake, të cilët këtë vit nuk pranojnë abuzime në investimet e parashikuara nga bashkia, të cilat realizohen nga të ardhurat e përfituara prej taksapaguesve kryeqytetas. Kreu i Njësisë Bashkiake nr. 11, Haki Mustafa, ka sqaruar në një intervistë për gazetën SOT, të gjitha arsyet që kanë çuar në mosmiratimin e këtij projektbuxheti, aq shumë të kontestuar. Sipas zotit Mustafa, ky projektbuxhet ka probleme të theksuara në përmbajtje të tij dhe për më tepër është hartuar pa marrë parasysh mendimin e gjerë të komunitetit apo krerëve të njësive bashkiake. Zoti Mustafa ka vlerësuar se nga konstatimet e dala prej projektbuxhetit 2009, ka rezultuar se në të parashikohen investime të ndara në vija të përgjithshme por jo me detaje në vendin, kohën dhe vlerën e një objekti, vepre publike, etj, në të cilat do të investohet. Ndërkaq, në kundërpërgjigje të deklaratave të herëpashershme të kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se bllokimi i buxhetit ka arsye politike, zoti Mustafa e ka mohuar kategorikisht një fakt të tillë, madje sipas tij, ngjyrat politike po ia jep vetë Rama nëpër salla dhe rrugica. Kreu i Njësisë Bashkiake nr. 11, Haki Mustafa shprehet i sigurt se buxheti do të miratohet, por vetëm nëse kryebashkiaku merr parasysh kërkesat e këshillave bashkiakë të njësive si dhe ato të krerëve të vetë njësive bashkiake.
Z. Mustafa, si hartohet projektbuxheti i bashkisë?
Sipas të gjitha rregullave, projektbuxheti paraqitet nga njësia bashkiake, në këshillin bashkiak të njësisë, në të cilin marrin pjese të gjitha forcat politike. Në njësinë time bashkiake unë kam 27 këshilltarë, prej këtyre 14 janë të djathtë dhe 13 të majtë. Kur ky projektbuxhet është hedhur për diskutim, është votuar unanimisht nga të gjitha forcat politike. Në vazhdimësi ne menduam se kur të vijë problemi për tu diskutuar projektbuxheti, do të merrej në konsideratë ky projektbuxhet i kaluar nga këshillat e njësive bashkiake dhe mund të korrektoheshin nga bashkia aty ku kishte vend, qofshin këto edhe rrënjësore. Por ne konstatuam se në kuadrin e dialogut me komunitetin që Edi Rama zhvilloi në njësinë time, morën pjesë njerëz të preferuar dhe të thirrur praj tij. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj të dhëne për vendin dhe kohën kur do të bëhej ky takim. Kuptohet pjesëmarrja mund të ketë qenë 30-40 vetë, dhe kuptohet që ishin njerëz të preferuar të krahut të majtë. Kjo nuk përbën asnjë lloj abuzimi pse ai mori kontakt me një grup njerëzish sepse është e drejta e tij, por ky fenomen ndodhi në 11 njësitë bashkiake. Një pyetje që kujtdo mund ti shkojë nëpër mend është: Si i doli kreut të bashkisë koha për tu marrë me 11 takime nëpër 11 lagje dhe nuk i doli koha të takojë 11 kryetarë të këtyre 11 lagjeve. Këto 11 kryetarë përfaqësojnë 11 lagjet por edhe votat e banorëve të këtyre 11 lagjeve. E garantoj për një gjë kreun e bashkisë, që po të pyeten banorët e 11 lagjeve, se kush i di më shumë shqetësimet e banorëve nëpër lagje, kam bindjen që 90 për qind thonë që i di kreu i njësisë dhe jo kreu i bashkisë dhe po tu bësh edhe një pyetje të dytë banorëve të lagjes, se ku vlerësoni ju për ti zgjidhur hallet e tuaja, sondazhi do të tregonte se 90 për qind e banorëve do të thonë se ne duam tek njësia bashkiake. Këto dhe shumë sondazhe të tjera tregojnë se pavarësisht nga preferencat dhe alergjia ndaj kryetarëve të njësive bashkiake, ata nuk mund të anashkalojnë për një projektbuxhet që është në proces miratimi dhe që ka të bëjë me secilin nga këto banorë të lagjeve dhe Tiranës në tërësi. Duke parë projektbuxhetin e paraqitur nga Bashkia e Tiranës, ne konstatuam se nuk ishte marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat që ishin paraqitur nga këshillat e njësive bashkiake.
Çfarë konstatuat tjetër pasaktësi në projektbuxhetin e vitit 2009?
Së pari, ne konstatuam se kishte shumë vende që përsëriteshin projektet në përfundim ose në vazhdim të buxhetit të kaluar. Për në Laprakë ai përmendte që do të ndërtonte një kinema dhe një bibliotekë, të cilat në vërtetë ishin në projektin e Kooperacionit Italian dhe që janë në proces e sipër. Bëhej fjalë për një shkollë, buxheti i së cilës ishte i vitit të kaluar, dhe jo nga Bashkia e Tiranës por nga Banka Botërore, e cila nuk ka nisur për disa probleme me pronësinë. Dhe në një vend tjetër në këtë projektbuxhet shprehej për një investim në Laprakë për këtë vit, por nuk ishte i detajuar që do të thotë se ne nuk dinim se ku do të investohej, në cilat rrugë, apo lulishte. Kjo linte shkak për abuzim, pasi në projektbuxhet duhet të përcaktohet me saktësi rruga, rrugica, sipërfaqet etje., gjë që këtu nuk ka ndodhur.
Çfarë keni kërkuar ju nga ky projektbuxhet, të cilin sipas jush duhet ta rishohë kryebashkiaku, Edi Rama?
Ne kërkonim që në këtë projektbuxhet të merrej në konsideratë një proporcionalitet mes njësive bashkiake duke parë vitet e kaluara dhe duke shikuar edhe këtë vit. Gjatë 15 viteve të para nuk është bërë pothuajse as 100 milionë lekë të rinj investime për Njësinë Bashkiake nr 11. Ndërsa këto 3 vite nga qeveria shqiptare janë futur rreth 700 milionë lekë, kurse nga bashkia afërsisht 150 milionë lekë. Pra investimet e realizuara këto 3 vitet e fundit janë të vetmet të realizuara gjatë 18 viteve të fundit, në një kohë kur në të gjitha njësitë e tjera ka pasur investime çdo vit. Duhet theksuar se megjithë këto investime të bëra gjatë 3 viteve të fundit, njësia ime bashkiake plotëson me infrastrukturë vetëm 35 për qind të zonës, në një kohë kur ka njësi të tjera në të cilat infrastruktura është e përfunduar në masën 85 për qind. Meqenëse ne konstatuam që në projektbuxhet kishte shumë pak investime, një ndër kërkesat tona të tjera ishte që të parashikoheshin lekë për studime të infrastrukturës për njësinë bashkiake nr. 11. Nisur nga përvoja e viteve të kaluara, ne mund të kërkonim përsëri investime nga qeveria, por nuk kemi projekte sepse këto realizohen dhe miratohen nga vetë bashkia. Kjo kërkesë nuk është e re sot, por duke e ditur domosdoshmërinë e tyre për të ardhmen, unë e kam shtruar prej kohësh. Ka edhe donatorë të tjerë që thonë se po të kesh projektet ne mund të kontribuojmë, por për këtë efekt negativ ne nuk mund të përfitojnë fonde as nga qeveria dhe as donatorë të tjerë. Vitin e kaluar, nga këshilli bashkiak më është miratuar sheshi për ndërtimin e zyrave të reja. Por jo vetëm që nuk u dha fondi, megjithëse ne dhamë projektet dhe i dorëzuam, por na u hoq edhe e drejta e sheshit të miratuar. Është një ndër gjërat që duket elementare, por në të vërtetë është shumë e rëndësishme se megjithë dëshirën e madhe për ti shërbyer komunitetet, ti nuk ke hapësirat e domosdoshme për këtë aktivitet. Madje duhet theksuar se 3-4 zyra ne i kemi marrë në ambiente me qira. Gjithashtu, duhet theksuar se qeveria shqiptare dha 2 milionë lekë të rinj për rikonstruksionin e gjendjes civile, por ne nuk arritëm ti përdornim meqenëse ambienti është me qira. Këtë vit ne kemi kërkuar që të gjendjet zgjidhja për këtë çështje, për të cilën ka shumë e shumë variante, që po të ishin diskutuar mund të ishte vendosur dhe mund të ishte futur në projekt njëri prej tyre.
Ku konsistojnë investimet, për të cilat ka nevojë aktualisht zona juaj, ose siç njihet Lapraka?
Rreth 65 për qind e territorit ka nevojë për kanalizime, rrugë, trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Pra ju e kuptoni se çfarë domosdoshmërie ka kjo njësi për investime. Për të përfunduar komplet lagja e Laprakës, ka shumë rrugica, lulishte, parqe lojërash për fëmijë, të cilat nuk janë parashikuar në investimet e Kooperacionit Italian. Natyrisht këto mund ti ketë nënbashkia, por që duhet ti shprehin me objekte. Në këtë projektbuxhet nuk është e thënë të bëhen investime vetëm për këtë zonë, sepse është edhe kodër Kamza dhe Instituti Bujqësor, prej 18 vitesh