Kryebashkiaku i Tiranës prezanton masterplanin për transportin publik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, prezantoi sot masterplanin për zhvillimin e transportit publik në kryeqytet. “Duke pasur në dispozicion të gjithë hartën e projekteve që duhet të nisim dhe realizojmë zbatimin e këtij masterplani, ne kemi në dorë instrumentin që na duhet për të përballuar sfidën e rritjes së lëvizjeve në qytet. Do të rrisim cilësinë e transportit publik, cilësinë e lëvizjes dhe cilësisë së jetës”, sqaroi Rama. Ai tha se tashmë Bashkia ka në zgjidhjet në lidhje me trafikun, zgjidhjet në lidhje me transportin publik, zgjidhjet me të gjithë infrastrukturën dhe lëvizjen e transportit. Deri në vitin 2020 llogaritën më shumë së 100 korsi të rezervuar për transportin publik dhe 88 km korsi të rezervuara për autobusët që lëvizin me një drejtim.