Kryebashkiaku mungon prej 9 muajsh, prefekti kërkon shkarkimin nga detyra
Këshilli Bashkiak i Roskovecit mundohet të mbajë në detyrë kryebashkiakun, i cili nuk paraqitet në zyrë që nga korriku i vitit 2008. Këshilltarët kanë votuar kundër një propozimi të prefektit për shkarkimin e kryebashkiakut, por çështja nuk përfundon këtu. Prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për t‘i dhënë fund situatës së krijuar në këtë bashki, që qeveriset prej nëntë muajsh nga nënkryetari.
Prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, kërkoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Roskovecit për të shqyrtuar kërkesën e tij për shkarkimin e kryebashkiakut Ylli Kola, i zgjedhur në këtë post për herë të dytë më 17 shkurt 2008. Mungesa e gjatë e Kolës dhe baza aktuale ligjore për pushtetin vendor ka detyruar prefektin e Fierit që të ndërhyjë për të zgjidhur problemin. Sipas tij, mungesa 9-mujore përbën shkelje flagrante të ligjit për pushtetin vendor dhe duhet që shkarkimi i tij të realizohet pas një kërkese të këshillit të bashkisë. "Ne pritëm që këshilli i bashkisë të miratonte propozimin tonë, që më pas do t‘i dërgohej për shqyrtim Këshillit të Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar për t‘u hapur kështu rrugën zgjedhjeve të pjesshme vendore në këtë zonë". Por meqenëse këshilli bashkiak e rrëzoi propozimin e prefektit, ky i fundit duhet të ndjekë një tjetër rrugë. "Në këtë moment, situatën e menaxhon prefektura, e cila jo vetëm cilëson si joligjor vendimin e këshillit të bashkisë, por ka të drejtën ligjore për t‘iu drejtuar vetë Këshillit të Ministrave për të marrë këtë vendim", ka shpjeguar Bejdaj. Ai ka deklaruar se brenda kësaj vere Bashkia e Roskovecit do të ketë një kryetar të ri, që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Bashkisë së Roskovecit, Ylli Kola, është përfaqësues i Partisë Socialdemokrate. Ai fitoi më 17 shkurt 2008 mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie dhe gëzon mbështetje e shumicës së këshilltarëve të bashkisë. Por, që prej muajit korrik të vitit 2008, ai ndodhet në Amerikë, sipas të afërmve, për arsye shëndetësore dhe që nga ajo kohë Bashkia e Roskovecit drejtohet nga nënkryetari i saj.