Kryebashkiaku rreh zv.shefin ne "Vijesti"-t
Një nga gazetat e përditshme kryesore të Malit të Zi, "Vijesti", informoi ditët e fundit lexuesit e vet se kryetari i Bashkisë së Podgoricës, Miomir Mugosha, dhe i biri i tij, Millan, punonjës i ambasadës së Malit të Zi në SHBA, sulmuan dhe rrahën keqazi zv.kryeredaktorin e kësaj gazete, Mihaill Jovoviç, dhe fotoreporterin e saj, Boris Pejoviç, ndërsa ata ishin me shërbim pune për gazetën e tyre. Deri te ky incident, sipas saj (gazetës), u arrit pasi Pejoviçi po fotografonte makinat e parkuara jashtë rregullave para kafenesë "Art", pronare e së cilës, sikurse bën të ditur kjo gazetë, është familja Mugosha në bulevardin "Sveti Petar Cetinski". Pasi e panë se ai po fotografonte makinat, drejt tij (fotografit) u sulën i ati, Miomir Mugosha, dhe biri i tij, Millan, duke e goditur dhe duke e ofenduar atë me fjalët më të rënda, megjithëse Pejoviçi u tha se ai ishte fotograf i gazetës "Vijesti" të Podgoricës. Më pas, Pejoviçi mori në telefon dhe informoi për ngjarjen zv.kryeredaktorin e gazetës së vet, Mihaill Jovoviç, që në atë kohë ndodhej në redaksinë e gazetës, e cila, nga ana e saj, ndodhet shumë afër kafenesë në fjalë. Jovoviçi tha se, ndërsa po afrohej, kishte parë kryetarin e Bashkisë, Mugosha, dhe të birin e tij se si po e godisnin Borisin dhe prandaj kur u afrua, i kishte pyetur se "përse po e godisni fotoreporterin tim?" Edhe pse, sipas gazetës, ai (Jovoviçi) u prezantua, duke u treguar atyre edhe press-kartën e vet, babë e bir, pasi ia rrëmbyen këtë kartë, si edhe telefonin celular, kur ai filloi të fliste me kryeredaktorin e gazetës "Vijesti", filluan ta ofendonin me fjalë të rënda, sepse gazeta në fjalë kishte botuar ditët e fundit një shkrim për parkimin e vazhdueshëm jashtë rregullave të makinës së Mugoshës para kafenesë "Art" në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit malazez. Më pas, sikurse tregon zv.kryeredaktori i kësaj gazete, Mugosha i madh dhe ai i riu filluan ta godasin atë në fytyrë dhe në kokë, ndërkohë që në rrëmujë e sipër, dikush, sipas Jovoviçit, i biri i kryetarit të bashkisë, i kishte vendosur tytën e revoles në ije, duke i thënë "Zhduku që këndej!".
Gazeta "Vijesti" gjithashtu shkruan se kryetari i bashkisë, Mugosha, dhe i biri pranuan në polici se e kishin goditur Jovoviçin dhe Pejoviçin që u shtruan në urgjencën e klinikës së qytetit, ku atyre iu konstatuan dëmtime, përfshi edhe të rënda, trupore. Me rastin e këtij incidenti të rendë, kryeredaktori i gazetës së përditshme të Podgoricës, Ljubisha Mitroviç, vuri në dukje i revoltuar: "Në thelb, ky është një sulm kundër të gjithë mediumeve dhe gazetarëve të Malit të Zi. Kjo praktikë ka vazhduar dhe do të vazhdojë, derisa në të gjithë Malin e Zi do të ekzistojnë të ashtuquajtura kështjella, të cilat i kontrollojnë kriminelët në aleancë me struktura politike të caktuara dhe të tjera, për të cilat nuk vlejnë ligjet e shtetit malazez. Para kafenesë "Art", makinat luksoze janë vendosur madje edhe në tri radhë, duke mos i lënë vend askujt, përfshi edhe makinës së urgjencës, që të kalojë në rast nevoje. Provoni vetëm t‘i fotografoni këto makina dhe do ta pësoni shumë më keq sesa gazetari dhe fotografi të gazetës sonë", theksoi ai. Sipas gazetës, deri tani nuk ka pasur asnjë koment qoftë nga policia, qoftë nga strukturat shtetërore të vendit.