E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Njohja e Kosovës nuk është e pamundur

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e ka përjashtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nëse me këtë do të pajtohej edhe Serbia. I pyetur në një konferencë për shtyp, pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nëse Rusia do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, Putin ka thënë se "mundësitë ekzistojnë, por vetëm në linjë me të drejtën ndërkombëtare". "Kjo mund të ndodhë, duke marrë parasysh qëndrimin e të gjitha palëve, në këtë rast, të Serbisë. Nëse arrihet një kompromis, ne do të pajtohemi me atë", ka thënë Putin për "Sun Jurnal", deklaratë e cituar dje edhe nga mediat kosovare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›