Turbulencat eko-politike në Europën Lindore
Mediat perëndimore e kanë zakon ta paraqesin Europën Lindore dhe Qendrore si një rajon, i cili gjendet në prag të greminës ekonomike dhe politike. Por kjo pamje është e shtrembëruar. E vërteta është se disa shtete janë zhytur në recesion të thellë, apo madje edhe në depresion. Në Estoni, Letoni dhe Lituani, prodhimi i brendshëm bruto këtë vit do të tkurret deri në 15 për qind, pas nivelit të shtimit prej 10 deri 12 për qind në vitin 2007. Edhe ekonomia çeke do të tkurret këtë vit për afro një për qind, pas shtimit të shënuar në vitet 2007 dhe 2008. Për dallim nga këto, Sllovakia dhe Polonia do të ruajnë një shtim modest. Shtimi i ngadalësuar nënkupton më pak të ardhura nga tatimet. Pa reduktim shtesë të shpenzimeve, shtimi i deficitit në buxhetet kombëtare gjatë vitit 2009 do të jetë i pashmangshëm. Edhe përkundër kësaj, Polonia, Çekia dhe Bullgaria mund t‘ia arrijnë qëllimit që deficitet e tyre t‘i mbajnë nën "kufirin e Maastrichtit" prej tre për qind të bruto-prodhimit të brendshëm; Hungaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Rumania do ta tejkalojnë dukshëm këtë kufi.
"Ahengu ka përfunduar"
Shtetet e Baltikut, Hungaria dhe Rumania vërtet janë në rrezik nga falimentimi kombëtar dhe kjo është arsyeja se pse këto shtete favorizohen për të marrë ndihma ndërkombëtare financiare. Për shembull, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE-ja i kanë premtuar tashmë Letonisë një ndihmë prej 7.5 miliardë eurosh. Në shkëmbim, Letonia është pajtuar për një reduktim të dukshëm të shpenzimeve. Pra, ashtu siç thotë kryesuesi i Bankës Qendrore të Letonisë, "ahengu ka përfunduar". Shtetet e Europës Lindore janë goditur në mënyra të ndryshme nga kriza, kryesisht si rezultat i varësisë së tyre të ndryshme nga eksporti. Kjo është arsyeja se pse Hungaria, ekonomia e së cilës është e hapur dhe e orientuar kah tregu perëndimor, është tejet e lëndueshme kundrejt rënies ekonomike dhe recesionit në shtetet perëndimore, anëtare të BE-së. Për dallim nga kjo, Polonia përfiton nga tregu i madh i brendshëm, i cili mund të absorbojë një pjesë të madhe të prodhimeve vendore. Arsyeja kryesore e rënies së madhe ekonomike në shtetet e Baltikut është një rrëfim tjetër.
Shtimi në këto shtete gjatë viteve të kaluara është bazuar në kërkesat e shtuara të konsumatorëve, të cilat i kanë paguar me kredi, pjesa më e madhe e të cilave është financuar me valuta të huaja. Pas rënies së vlerës së valutave të shteteve të Baltikut, është bërë tejet i shtrenjtë pagimi i borxheve me valuta të huaja dhe kreditë e reja mund të jepen vetëm me nivele të larta të interesit. Pa para të gatshme, nuk ekziston motori i nevojshëm për të nxitur shtimin ekonomik. Në veçanti, Estonisë dhe Letonisë u mungojnë kapacitetet moderne për prodhim, të cilat nevojiten për të nxitur shtimin. Pakot për nxitje në shtetet e Europës Lindore dhe Qendrore dallojnë, siç dallojnë edhe efektet e krizës në këto shtete. Përderisa shtetet si Letonia dhe Hungaria duhet të ndërmarrin reforma të dhimbshme, si për shembull në fushën e shërbimeve sociale, programi i qeverisë së Polonisë është shumë më i moderuar. Ai përfshin ndihmë kreditore dhe reduktim të tatimeve për bizneset e vogla dhe të mesme, liberalizim të mëtejshëm të tregut të punës dhe shfrytëzimin më efektiv të parave të BE-së. Hapa të ngjashëm po ndërmerren edhe në Çeki.
Programet qeveritare
Në Sllovaki, qeveria ka filluar programin, i cili përqendrohet në dhënien e ndihmave shtetërore për të ruajtur dhe hapur vende të reja të punës dhe për projektet për modelimin e infrastrukturës dhe reduktimin e shpenzimeve për energji. Përderisa në disa shtete qeveritë janë stabile dhe të mbështetura nga rezultatet bindëse zgjedhore, në shtetet e tjera kabinetet po lëvizin nga një krizë në tjetrën, ngase atyre u mungon shumica absolute. Në shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore gjithashtu ndryshon edhe stabiliteti i strukturave partiake. Por në të gjitha këto shtete, kriza aktuale po e bën më prominente dobësinë e sistemeve politike të këtyre vendeve. Kjo në veçanti vlen për Letoninë, ku qeveritë për vite të tëra janë formuar nga partitë, të cilat janë të ngulitura dobët në shoqëri. Si rezultat, vendi po përballet me thellimin e krizës politike, e cila po eskalon që nga janari, kur demonstrata e rreth 10 mijë njerëzve përfundoi me dhunë në rrugët e Rigës. Protestat e dhunshme kundër planit të qeverisë së koalicionit për të reduktuar shpenzimet, rezultuan me shembjen e qeverisë. Sipas anketave, 90 për qind e letonezëve nuk kanë besim në partitë e tyre politike. Po të zhvilloheshin tani zgjedhjet e reja, asnjë parti letoneze nuk do ta kalonte pragun prej 5 për qind për të hyrë në Parlament. Dobësia e partive po trimëron populizmin. Për vite me radhë, edhe Hungaria ka vuajtur nga grindja mes dy partive kryesore në këtë vend. Pothuajse çdo aspekt i jetës politike, ekonomike dhe kulturore ka vuajtur nga rivaliteti i ashpër mes Partisë Socialdemokratike, kryetari i së cilës, Ferenc Gyursani, dha dorëheqjen në mars dhe partisë konservatore, Fidesh, e kryesuar nga ish-kryeministri Viktor Orban.
Si rezultat, çdo hap i njërës parti për të luftuar krizën, mund të instrumentalizohet nga partia tjetër. Gyurcsany në vazhdimësi ka tentuar të ristrukturojë financat publike të Hungarisë, por këto përpjekje të tij u refuzuan në referendum. Me këtë rast pësoi edhe popullariteti i Gyrsanit. Anketat më të reja dëshmojnë se partia e Orbanit mbështetet nga 60 për qind e votuesve. Rivaliteti e dominon politikën edhe në Çeki. Koalicioni i majtë, i kryesuar nga Kryeministri Robert Fico, i cili po e qeveris Sllovakinë që nga viti 2006, është shumë më stabil se qeveritë e Letonisë, Hungarisë dhe Çekisë. Në aleancë është e përfshirë edhe partia populiste, Smert, partia e djathtë radikale, Partia Kombëtare Sllovake dhe lëvizja e ish-kryeministrit Vladimir Meciar, Lëvizja për Sllovakinë Demokratike. Përkundër konfliktit të vazhdueshëm, aleanca po mbijeton, ngase pjesëtarët e saj janë më të interesuar që së bashku të kujdesen për gjendjen e financave shtetërore, sesa të veprojnë vetëm. Për këtë arsye, Sllovakia jo vetëm që po i reziston krizës aktuale, por ky vend ka edhe një qeveri stabile.
Edhe në Poloni qeveria e kryesuar nga Kryeministri Donald Tusk, po vepron e vendosur. Qeveria e Polonisë mund të jetë stabile, por edhe ajo po përballet me disa vështirësi. Reformat strategjike kanë dështuar për shkak të rivalitetit mes Tuskut dhe kryetarit të Polonisë, Lec Kazinski. Periudhat e krizës mund të ushqejnë edhe nacionalizmin agresiv, i cili nxit sulmet kundër pakicave dhe të huajve. Në Hungari, ksenofobia dhe racizmi kanë qenë për një kohë pjesë e debatit. Në qendër të urrejtjes është popullata rome e Hungarisë. Kjo pakicë e madhe konsiderohet si "antisociale" dhe antihungareze nga 69 për qind e hungarezëve të anketuar. Në Sllovaki, radikalët e krahut të djathtë nuk kanë vënë në shënjestër vetëm romët, por edhe pakicën hungareze. Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, kryetari aktual i Sllovakisë, Ivan Gasparovic, akuzoi në mënyrë të pavend hungarezët, duke theksuar se ata po kërkojnë pavarësi.