MARREVESHJA E OHRIT, AMBASADORET DHE POLITIKANET
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker, dhe ai Bashkimit Europian, po në Shkup, Ervan Fuere, më në fund e ndalën hovin e vrullin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të politikës shqiptare - se Marrëveshja politike e Ohrit, është buzë muzgut të implementimit të saj. Diplomati amerikan dhe ai europian, u thanë "stop" deklaratave boshe, gjegjësisht gënjeshtrave të turpshme të politikanëve shqiptarë, të cilët sa herë që vijnë në pushtet, nuk ngurrojnë të gënjejnë opinionin shqiptar, se gjoja ky dokument politik është realizuar, 90 për qind, herë 95 për qind, e herë pas here, edhe 100 për qind. Përfaqësuesit e dy faktorëve relevantë, siç janë SHBA dhe BE, gjatë aktit të nënshkrimit të këtij dokumenti politik, thanë se "ende shumë ka për t‘u bërë", kuptohet gjithnjë duke aluduar te dimensioni i implementimi të më shumë dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, që rregullojnë çështjet me interes kombëtar për shqiptarët dhe jo-maqedonasit. Mesazhet e tyre ishin shumë të qarta: "Përvishni mëngët, sepse pa implementimin konkret, nuk ka lajme të mira për rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Me fjalë boshe dhe elozhe për këtë marrëveshje politike, nuk hapërohet drejt organizmave të fuqishëm ndërkombëtarë".
Në fakt, me zotimet deklarative të politikanëve shqiptarë, e maqedonas, lidhur me marrëveshjen në fjalë, nuk do të pranoheshim as në ndonjë organizëm të Afrikës, e jo më të Europës apo NATO-s.
Velloja politike, e kamufluar me celefon propagande të ulët, të denjë vetëm për fisin zulu, që praktikonin politikanët shqiptarë gjatë paraqitjes së tyre në media dhe në kontakte të drejtpërdrejta me elektoratin, gjoja se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet është përmirësuar dukshëm e se përdorimi i gjuhës shqipe po merr formën e nevojshme dhe të kënaqshme, me deklaratat e fundit të dy diplomatëve në Shkup, ranë në ujë - zhveshën politikanët shqiptarë nga kuazi-argumentet.
Realisht, as përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore konform Marrëveshjes së Ohrit, as përdorimi i gjuhës shqipe, e as shumë e shumë obligime që burojnë nga ky dokument politik, nuk kanë marrë formën e prerë. Përkundrazi, janë pikërisht këto obligime për të cilat ishte garanci edhe faktori ndërkombëtar, të cilat deri sot nuk janë implementuar dhe njëherësh janë pengesë kryesore për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Pra, haberi i zotit Riker dhe zotit Fuere, po zhvesh edhe zotimet e kota të politikanëve shqiptarë, të cilët po "kërkojnë që Maqedonia sa më shpejtë të zgjidhë kontestin me Greqinë, për t‘u integruar në strukturat e sipërpërmendura ndërkombëtare.
"SMS"-ja e Rikerit dhe Fueres, ka këtë kumt: Zgjidhni njëherë detyrat e shtëpisë, gjegjësisht implementoni në praktikë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfundoi luftën e 2001-it, me qëllim që të ecet sa më shpejt përpara drejt BE-së dhe NATO-s.
Por, si duket ky ‘selam‘ i dy diplomatëve, po vjen pikërisht kur ndikimi dhe potenca e shqiptarëve (në përgjithësi, si kolektivitet politik) në vendimmarrje-qeveri, asnjëherë nuk ka qenë më e vakët (e brishtë), dhe rrjedhimisht, ecja e implementimit të proceseve integruese për në strukturat euroatlantike, po shkon me shpejtësi breshke.
Duhet të dinë të gjithë, sidomos rejtingomanët, të cilët rejtingun e mbajnë lart duke tentuar që shqiptarët në qeveri t‘i kenë si kukulla, si dhe duke i diskriminuar në institucione kyçe shtetërore, se është pikërisht pozita respektivisht statusi i cunguar i shqiptarëve, ai i cili ende do të zvarrisë proceset e këtilla shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. Këtë leksion e kanë mësuar pothuajse të gjithë, vetëm ata që janë kompetentet për ta çuar Maqedoninë në mekanizmat ndërkombëtarë, që sigurojnë paqe, mirëqenie dhe prosperitet, ende nuk po duan ta mësojnë dhe kuptojnë. Kujtesën e tyre shyqyr Zotit, po e ngacmojnë ndërkombëtarë dhe jo politikanët shqiptarë, të cilët varësisht nga të qenurit në pushtet ose opozitë, lavdërojnë dhe kritikojnë pushtetin për pozitë juridiko-politiko diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni.
Dhe po të kishte një mendim kritik, sikurse në më shumë shtete të rajonit, krerët politikë të këtushëm, ose do të përballeshin me aktin moral të dhënies së përgjegjësisë (akt këtë të cilin politikanët në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, ende nuk e njohin), ose do iknin njëherë e përgjithmonë nga skena politike, por, ama të diskredituar.