E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeminisri Berisha i uron Vitin e Ri dhe shpërndan dhurata për fëmijët e paqeruajtësve në Irak dhe Afganistan

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja znj. Liri Berisha mori pjesë sot në një aktivitet festiv me fëmijët e paqeruajtësve shqiptarë në Irak dhe Afganistan, në të cilin u shpërndanë dhe dhurata.

Më pas, Kryeministri pati një komunikim telefonik me drejtuesin e misionit shqiptar në , Major Behar Mara dhe pjesëtarë të tjerë të Kontigjentit të 10-të të paqeruajtësve.

Gjatë bisedës Kryeministri duke i cilësuar ata si ‘ambasadorë të paqes’ u uroi festat e fundvitit të gjithë paqeruajtësve shqiptarë në misionet e tyre kudo që ndodhen në Irak, Afganistan, Bosnjë Hercegovinë, etj.

“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri, ju dhe gjithë efektivit tuaj, si dhe shpreh mirënjohjen e thellë të qeverisë dhe të gjithë shqiptarëve për misionin Tuaj dhe dinjitetin me të cilin ju po e përmbushni atë. Ndihemi krenar me Ju dhe misionin që po përmbushni”, u shpreh Kryeministri në fjalën e tij.

Kryeministri shprehu urime të përzemërta edhe për fëmijët dhe familjarët e ushtarakëve, të cilët i falenderoi për këtë sakrificë pa të cilën misioni i paqeruajtësve do të ishte i pamundur.

Drejtuesi i misionit shqiptar në , Major Behar Mara, e falenderoi Kryeministrin për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›