Kryeministri Berisha: Qeveria vazhdon punën me vepra konkrete

Gjatë vizitës në qytetin e Korçës, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesit të medias lidhur me protestat e opozitës pak ditë më parë në Tiranë.
Lidhur me këtë çështje Kryeministri Berisha u shpreh:
“Detyra ime është të vazhdoj punën me inaugurime të angazhohem me vepra konkrete dhe punë konkrete. Detyra e opozitës është të bëjë çfarë dëshiron, protesta apo gjithçka tjetër. Natyrisht për një gjë nuk më erdhi mirë, e nisën protestën kundër meje dhe e kthyen atë kundër vetes.”