E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Harmonia dhe toleranca fetare, trashëgimia më e çmuar e shqiptarëve

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në Mitropolinë e shenjtë të Korçës, me rastin e festës së Krishtlindjeve, ku u prit nga Hirësia e Tij Imzot Joani.  

Kryeministri vlerësoi se harmonia dhe toleranca fetare është vlera më e vyer dhe më e çmuar me të cilën kombi shqiptar duhet të krenohet.

“Gjej rastin të uroj të gjithë besimtarët shqiptarë në këtë ditë të lindjes së Krishtit, të lindjes së shpresës së përjetshme të njeriut, të motivit më të mirë të njeriut për besimin, ditë harmonie mirëkuptimi, ditë në të cilën ne shqiptarët mund të krenohemi më shumë se për çdo gjë tjetër me harmoninë dhe tolerancën fetare. Nuk ka asgjë më të vyer dhe më të çmuar në shpirtin e këtij kombi se sa kjo trashëgimi. Unë përgëzova udhëheqësin shpirtëror të kishës së Korçës, por përgëzoj të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të feve në Shqipëri, sepse ata i ndërtuan besimet e mëdha të shqiptarëve mbi traditën e tyre më të shkëlqyer”, vlerësoi Kryeministri Berisha.   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›