E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministrat Berisha dhe Prodi diskutojnë për ndërtimin e parkut industrial në Koplik

Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Prodi kanë diskutuar edhe për ndërtimin e zonës industriale në Koplik, të Shkodrës.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha i bëri të ditur Kryeministrit Prodi se praktika për shpalljen e parkut industrial të Koplikut është përfunduar dhe në mbledhjen e radhës së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës do të marrë vendimin përkatës.

Për këtë park ka një projekt zhvillimi nga shoqëria e investitorëve italianë në Shqipëri dhe do të akomodojë interesat e investitorëve që do të punojnë për tregun shqiptar dhe të rajonit.

Parku industrial i Koplikut do të shtrihet në një zonë prej 60 hektar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›