Kryeministri Berisha i shpreh Komandantit të Kompanisë së 10-të me mision në Irak mirënjohjen për profesionalizmin dhe vlerat e dëshmuara
Në kuadër të 95- vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Kryeministri Berisha vizitoi sot pasdite ekspozitën fotografike “95 vjet Forca të Armatosura”.
Kryeministri Berisha zhvilloi edhe një bisedë telefonike me Komandantin e Kompanisë së 10-të të Forcave Komando me mision në Irak, Major Behar Mara. Kryeministri Berisha i shprehu Komandantit Mara vlerësimin e tij maksimal për përkushtimin dhe kontributin që kjo Kompani dhe Ushtria Shqiptare në përgjithësi po jep në Irak dhe në vende të tjera në mbrojtje të paqes dhe lirisë.
Kryeministri Berisha shprehu respektin dhe krenarinë e thellë të tij, të qeverisë dhe popullit shqiptar për përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e larta që kanë dëshmuar dhe dëshmojnë në përmbushje të këtij misioni, si dhe e siguroi për mbështetjen e palëkundur që qeveria shqiptare do të japë për forcat shqiptare kudo që ata janë me mision.