E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret një delegacion të Bankës Europiane të Investimeve

Kryeministri Berisha priti, sot pasdite, në një takim delegacionin e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i kësaj Banke, zoti Dario Scannapieco.

Synimi i këtij takimi ishte njohja me prioritetet e qeverisë shqiptare, të cilat do të merren në konsideratë për financime nga BEI, duke shtuar kështu portofolin e saj aktual prej 160 milionë euro.

Kryeministri Berisha u ndal në mënyrë të veçantë në një shpjegim të hollësishëm të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për modernizimin e infrastrukturës, si në transportin rrugor, të porteve, në fushën e energjisë dhe në projekte të tjera konçensionare.

Kryeministri kërkoi angazhimin e BEI-t në këto projekte, si dhe në rritjen e mbështetjes së saj për sektorin privat, në projekte që tashmë po zhvillohen, si në fushën e energjisë, çimentos, etj.

Gjithashtu, Kryeministri shprehu nevojën e angazhimit të BEI-t nëpërmjet ekspertizës së saj në zhvillimin e koncepteve të partneritetit  publik privat për zhvillimin e rrugëve . Po kështu, do të vlerësohej mjaft  një lobin i përbashkët pranë Komisionit Europian për zhvillimin e Korridorit 8, si pjesë e korridoreve, pan-europiane të transportit.

Zëvendëspresidenti i BEI-t, zoti Scannapieco, shprehu interesin  e plotë të BEI-t për të mbështetur projektet në Shqipëri dhe në Ballkanin perëndimor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›