E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Prodi: Do të mbështes kalimin e gazsjellësit në Shqipëri

Gjatë vizitës në Tiranë, Kryeministri italian Romano Prodi ka dhënë mbështetjen e tij për kalimin e gazsjellësit nga Deti i Zi në Shqipëri. Kryeministri Prodi tha se politikat energjetike përfshijnë edhe linjat e transportit të energjisë.

“Unë flas për politika energjetike dhe këtu kam parasysh si energjinë elektrike, ashtu edhe gazin dhe produktet e tjera të rafinerimit të naftës. Dhe jo thjesht vetëm për impiante prodhimi, por edhe të transmetimit të energjisë nga Shqipëria drejt Italisë, pra, gazsjellës dhe linja të interkonjeksionit të energjisë elektrike,” u shpreh Kryeministri Prodi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›