E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha : TEC-i i Vlorës, ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për potencialin turistik, industrial dhe të gjithanshëm të Vlorës dhe bregut shqiptar

Sot Kryeministri Berisha ishte në Vlorë, ku  mori pjesë në inspektimin e TEC-it të Vlorës, si  dhe në provën e parë të vënies në punë të aparaturave të këtij TEC-i. Kjo vepër, financim i Bankës Botërore(BB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane për Investime(BEI), është një ndër veprat më të mëdha energjetike, të ndërtuara në vend, pas vitit 1985, me  kapacitet  100 MW dhe vlerë 120 milion euro.

Ambasadori Italian Saba D'elia, i pranishëm në këtë ceremoni, duke shprehur kënaqësinë që iniciativat e përbashkëta italo-shqiptare sa vijnë e shtohen, theksoi se kjo vepër është një realizim  shumë i madh i standardeve më të përparuara, si për sa i përket prodhimit, ashtu edhe për respektimin dhe ruajtjen e mjedisit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Berisha falënderoi në mënyrë të veçantë kompaninë “Tecnimont”, e cila ka realizuar ndërtimin e TEC, si dhe BB, BERZH dhe BEI, për këtë investim të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë.

Kryeministri theksoi se ndërtimi i TEC përbën një ngjarje shumë  të rëndësishme për potencialin turistik, industrial dhe të gjithanshëm të Vlorës dhe bregut shqiptar. Kryeministri tha se TEC është një dëshmi e përpjekjeve të qeverisë, jo vetëm për të mos i kthyer më kurrë, ndërprerjet  e energjisë elektrike në vend, por për tu bërë një vend eksportues i energjisë. “Kjo përbën gjithashtu një faktor jashtëzakonisht  të rëndësishëm të shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të distancës së burimeve të tjera që janë të vendosura kryesisht në veri, si dhe  në rrjetin ekzistues  garanton parametrat më të mira të furnizimit me energji të zonës më turistike të vendit. Nga ana tjetër për vendosmërinë për të mos e kthyer kurrë më ndërprerjen e energjisë elektrike në vend, por përkundrazi për tu bërë një eksportues i energjisë.  Edhe në këtë drejtim ky është një investim shumë i rëndësishëm.”

 Duke falënderuar per punën e shkëlqyer, me cilësi, përkushtim dhe seriozitet, të bërë nga kompania italiane, kryeministri tha se kjo kompani ka sjellë një teknologji të standardeve dy herë më të larta, se sa ato të pranuara nga BE.

“ Kompania ka bërë një punë të shkëlqyer. Ajo ka sjellë këtu një teknologji të standardeve dy herë më të larta, se sa standardet e pranuara nga BE. Gjithashtu kjo është një teknologji me eficencën më të lartë, të ciklit të dyfishtë, dhe ka një vlerë shumë të madhe. Ndërtimi i këtij TEC është vetëm hapi i parë i madh në drejtim të ndërtimit të TEC-ve të tjera. Shqipëria nuk do të qëndrojë kurrë në monokulturë energjike. Do të diversifikojmë prodhimin dhe burimet energjetike me vendosmërinë më të madhe. TEC ishte prova e parë e suksesshme. Në shtator inaugurohet dhe hyn në punë plotësisht.”

Kryeministri garantoi se, në sajë të teknologjisë më moderne, TEC-i i Vlorës ruan dhe respekton maksimalisht mjedisin. Duke shprehur respektin për shoqatat mjedisore të Vlorës, Kryeministri Berisha i ftoi ata të forcojnë gjithnjë e më shumë vëzhgimin për mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë kështu kontributin më të rëndësishëm në këtë drejtim. Ndërsa për antiglobalistët, kryeministri u shpreh se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me këto shoqata, pasi parësore kanë vetëm interesat  e tyre personale. “Me vjen mirë  që Drejtori i KESH zoti Bojaxhi ka bërë një marrëveshje me shoqatat mjedisore te Vlorës, për një transparencë të  plotë të funksionimit të tij. I garantoj shoqatat e vërteta të mjedisit, jo ato antiglobaliste, për  respektin tim më të madh dhe i ftoj të forcojmë gjithnjë e më shumë vëzhgimin, observimin  për mbrojten e mjedisit, sepse ky është një kontribut. Ne po shkojmë drejt Evropës, por nuk mund të shkojmë drejt saj, me standarde të tjera përveç atyre evropiane të mjedisit.”

Eshtë jashtëzakonisht pozitiv fakti që është kontraktuar një kompani menaxhuese  me të gjitha kompetencat  dhe aftësitë për menaxhimin e mirë, të këtij TEC-i,  i cili jep ndotjen më minimale e krahasueshme me atë të rreth 400-500 makinave Benz, jo ato të prodhimit të viteve 80, por atyre më të fundit. Ky është një investim i madh 120 milion euro. Kompania ka bërë një punë, që të jemi realist financiarisht jo kaq me fitim, por e ka përballuar me vullnet të madh dhe ne jemi shumë mirënjohës për punën , përkushtimin, cilësinë dhe seriozitetin që ka dëshmuar ndaj këtij projekt. Qeveria pas këtij TEC-i do të ndërtojë Tec-ë të tjerë, atë në Durrës.  Ndërsa antiglobalisteve dua tu them diçka. Kësaj here më kanë ngjarë me fshatarët shqiptarë të viteve 800, të cilët kur ra trajektorja e Orient Ekspresit,erdhën serbët i mashtruan, i manipuluan dhe ta u ngritën kundër trajektores së Orient Ekspresit dhe e humbëm atë rast, ndaj dhe antiglobalistet pasi u morën me TEC-in, u morën më pas me referendumin, dhe treguan keshtu se nuk kishin asnjë interes mjedisor për Vlorën, sepse për të, kemi të gjithë interes mjedisor maksimal, por ata kishin parësore interesat e veta.”

Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare do të realizojë më së miri detyrën e saj për tu siguruar qytetarëve të saj në çdo rrethanë, në çdo kohë dhe në çdo stinë 24 orë energji elektrike. Duke falënderuar edhe autoritete vendore për ndihmën dhe lehtësirat që i kanë ofruar kompanisë italiane, Kryeministri shprehu bindjen se rrethi i Vlorës, nuk ka ndryshuar më shpejt dhe më mirë se në këto 4 vite.

“Qeveria në asnjë rrethanë nuk dot qëndrojë  e kërcënuar për mungesë energjie. Detyra e saj është që në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, në çdo stinë tu sigurojë qytetarëve të saj 24 orë energji elektrike. Edhe sikur TEC-i të rrijë me çelës të mbyllur, ia vlen të ndërtohet, sepse këtu nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi mbi 2 milion turistë në të gjithë këtë zonë dhe ti ftosh të tjerët dhe ti lesh në errësirë, kjo është gjëja me  e papranueshme, prandaj edhe më ketë destinacion po të ishte ia vlen të ndërtohet sepse shteti duhet të jetë serioz dhe tu garantojë kushtet më të mira si qytetarëve të tij ashtu dhe vizitorëve.

Në shtator bëjmë inaugurimin  e plotë , unë i falënderoj të gjithë autoritetet  vendore për mbështetjen që i kanë dhënë kompanisë. Në këtë mënyrë kanë përmbushur një detyrim të madh. Brenda një harku kohe të shkurtër 1 mujor, Vlora përjeton dy ngjarje shumë të mëdha si parku energjetik i shkarkimit dhe depozitave si dhe termocentrali. Sot gjithashtu inaugurojmë dhe rrugën e bregut me një vlerë të jashtëzakonshme për këtë qark. Mendoj se ky rreth nuk ka ndryshuar më shumë se në këto 4 vite, nuk ka ndryshuar më shpejt dhe më mirë se në këto 4 vite.”


23/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›