E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet fitoren e bllokut properëndimor në zgjedhjet në Ukrainë

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, fitoren e bllokut properëndimor,  në zgjedhjet e djeshme në Ukrainë. Kryeministri Berisha u shpreh se fitorja e bllokut të dalë nga revolucioni portokalli, përbën një fitore të rëndësishme, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën.

“Dua të përshëndes fitoren e rëndësishme për Ukrainën dhe mbarë Evropën, të bllokut properëndimor të Julja Timoshenkos, të bllokut të revolucionit portokalli, revolucion, i cili pas përmbysjes së regjimitt kleptokratik, hapi persektivën evropiane që meriton populli i Ukrainës. Riafirmimi dje në zgjedhje është mesazhi më i mirë që ukrainasit i dërguan Evropës. Ky është një mesazh shumë pozitiv edhe për shqiptarët, ndaj sot dua tu përcjell urimet më të përzemërta zonjës Timoshenko dhe presidentit të Ukrainës, zotit Viktor Jushcenkos për këtë fitore të merituar që patën dje në zgjedhje.” – u shpreh Kryeministri.

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›