Kryeministri Berisha: Qeveria e vendosur për të ndihmuar universitetet në arritjen e standardeve te reja
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Kryeministri Berisha theksoi se në vitin e ri akdemik, i cili starton në ditën e sotme, ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve, dy herë më shumë studentë sesa dy vjet më parë. Duke vënë në dukje se reformat e ndërrmarra në fushën arsimore dhe liberalizimi i universiteteve shënojnë një arritje të rëndësishme, Kryeministri siguroi se qeveria do të bëjë çdo përpjekje, për të ndihmuar botën universitare për të arritur në një kohë të shpejtë nivele dhe cilësi të reja.
Kryeministri u shpreh se është e rëndësishme për universitetet shqiptare të rrisin në vazhdimësi cilësinë e mësimdhënies, duke u përshtatur sa më mire me kushtet e tregut. Në këtë drejtim, theksoi kryeministri, reforma e ndërrmarrë I lehtëson dhe u krijon mundësi atyre.
Duke u ndalur veçanërisht tek reformat në Institucionet kërkimore shkencore dhe Akademinë e Shkencave, Kryeministri u shpreh se kjo reformë historike, do ta vendosë kërkimin shkencor mbi bazat e modelit perëndimor.
Kryeministri nënvizoi se në vitet në vazhdim buxheti për arsimin do të mbidyfishohet, duke tejkaluar kështu objektivin e qeverisë për dyfishimin e këtij buxheti në 4 vjet. “Në rast se ne shpallëm që do të dyfishojmë buxhetin për arsimin në katër vjet, ju informoj ju se ky buxhet do të mbidyfishohet. Pra do të tejkalohet ky objektiv. Asgjë nuk ka më rëndësishme se kjo reformë dhe deri tani treguesit janë shumë të qartë dhe inkurajues. – tha Kryeministri.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se janë të dukshme rezultatet e përpjekjeve të qeverisë, për të luftuar korrupsionin në sistemin arsimor, duke u shprehur se përbëjnë një tendeciozitet politik absurd, përpjekjet për të mohuar këto arritje.
Më tej, Kryeministri u shpreh:
“Sot, për Shqipërinë është një ditë e vecantë. Sot, ulen për herë të parë në auditoret e universiteve, dy herë më shumë studentë sesa dy vite me parë. Reforma në arsim dhe liberalizimi i universiteteve janë nga arritjet më madhore në këtë fushë. Sot, universitet hapen pasi numri i studentëve në shkollat e larta të Shqipërisë po e tejkalon dyfishimin në një kohë të shkurtër. Investimet janë rritur nga 500 milion lekë që ishin, në mbi 2 miliard lekë, pra janë rritur 4 herë investimet në arsimin e lartë, gjithashtu investimet për kërkimin shkencor janë rritur katër herë. Është rritur tre herë paga për orën suplementare. Është kompletuar reforma e Akademisë së Shkencave dhe e Institucioneve kërkimore shkencore, një reformë historike për vendin dhe një nga më të rëndësihmet ne këto 17 vjet, pasi situata ekzistuese ishte një model i falimentuar sovjetik i shkencës. Në këtë mënyrë kërkimi shkencor, jeta akademike vendosen mbi bazat e modelit perëndimor. Isha sot në Fakultetin e Ndërtimit pranë Univesritetin Politeknik të Tiranës, ku janë atashuar disa qendra të fuqishme kërkimore, shkencore të vendit, për mjedisn, për energjinë, për gjeoshkencën, pra ku realisht është bërë një reformë që do të japë një ndihmesë shumë të madhe, si për zhvillimin e kërkimeve shkencore, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Vetëm këtë vit, gjatë këtyre muajve shpërndahen laboratoret në departamentet e universitetteve tona të gjitha mbi bazën e një konkurence që kanë zhviluuar ata, me një vlerë investimi prej 240 milion lekë për laboratore. Eshtë bërë disponibël fondi i ekselencave, me të cilin asistentët e rinj, shkencëtart e rinj, studiuesit e rinj të dalluar, kanë mundësi të ndjekin studimet pasuniversitare, të mbrojnë mastera apo doktoratura në universitetet e huaja, kundrejt një kontrate me të cilën ata do të kthehen pastaj në vendin nga i cili janë nisur. Gjithashtu janë vendosur sisteme vlerësimi bonuse, për të gjithë të graduarit, që duan të punojnë në administratën publike. Pra, të vetëdijshëm se kjo reformë është jetike për të ardhmen, edhe përqëndrimi i qeverisë në këtë reformë ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Në rast se ne shpallëm që do të dyfishojmë buxhetin për arsimin në katër vjet unë ju informoj ju se ky buxhet do të mbidyfishohet. Pra do të tejkalohet ky objektiv. Asgjë nuk ka më rëndësishme se kjo reformë dhe deri tani treguesit janë shumë të qartë dhe inkurajues. Reforma nuk duhet ndalur. Gara misis universitetteve është një ndër garat më të vështira dhe më të ndershme. Kualifikimi i tyre mbi bazën e sistemit të pikëve sipas modelit ndërkombëtar, ka një rëndësi shumë të madhe. Universitetet tona do të mund të mbijetojnë vetëm duke rritur cilësinë e mësimdhënies dhe duke u përshtatur me kushtet e tregut. Unë kam shumë besim se në stafet akademike ekziston një frymë optimiste dhe përkushtimi të madh. Në këtë drejtim, reforma e ndërrmarrë i lehtëson dhe u krijon mundësi atyre. Gjithashtu ligji i ri për arsimin ështtë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Strategjia e arsimit të lartë që do të pregatitet dhe do të miratohet së shpejti nga Këshilli i Arsimit të Lartë, një forum ky shumë i rëndësishëm, për reformën e arsimit lartë dhe për përcaktimin e drejtimeve të këtij arsimi. Pra sot është dita e arsimit të lartë në Shqipëri.
Para se të vija këtu u njoha me një lajm në një nga mediat e vendit, i cili flet për Universitetin e Korçës me 4000 studentë. Dhe ky është një lajm që gëzon çdo shqiptar sot. Universiteti i Shkodrës numëron 10 mijë studentë. Në vitet e mija të shkollës së lartë, Universiteti I Tiranës I vetmi në vend, kishte 7000 deri në 10000 studentë, aq sa ka Shkodra sot. Universite të reja do të happen në Fier, Berat etj.
Një arritje e rëndësishme e këtyre dy viteve është vendosja e maturës shtetërore dhe nxjerrja tërësisht nga korrupsioni, e sistemit të pranimeve në Universitete. Ata, të cilët me korrupsionin e tyre rrëzojnë tavanet mbi kokat e pafajshme të nxënësve, apo që shisnin dhe blinin të drejtat e pranimit në universitet, gjatë kësaj jave, kanë ndezsur sirenat për të dëshmuar se kanë mbetur në skutat e errëta, të tejkaluara nga kjo shoqëri. Kam ndjerë një keqardhje të thellë për një tendenciozitte politik absurd, për disa sulme që dalin nga vorbulli i injorancës. Të ngrihesh kundër këtij sistemi, I cili ka bërë të mundur që, sot, askush në Shqipëri, të mos paguajë rryshfet për të futur fëmijën në shkollë, të ngrihesh kundër sistemit sepse u vendos matura shtetërore sipas standardeve evropiane, të dalësh dhe të thërrasësh se janë hapur shkollat pa harta, në një kohë kur nga 30 kabinete informatike që kishte në vitin 2005, sot janë 750, në fund të vitit do të shkojnë 1000 dhe deri në vitin 2008 do të shtrihen në të gjitha shkollat, do të thotë se këto këtyre zërave u ka mbetur ora. Ora e tyre nuk ecën tek interneti, informatika, ora e tyre nuk ecën tek liberalizimi, tek dyfishimi i investimeve, etj.
Më lejoni të theksoj se qeveria e ka përparësi absolute arsimin dhe absolutisht do të bëjmë cdo përpjekje për të ndihmuar botën universitare për të arritur gjithnjë e më shpejt nivele dhe cilësi të reja.