E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PD Tiranë, vijojnë turet elektorale në zonat e tyre

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu, Florion Mima, Viktor Gumi dhe Indrit Fortuzi  vijuan takimet e tyre elektorale, ku u takuan me punonjës dhe administratorët e Fabrikës së Këpucëve  Filanto , në rrugën Don Bosko në të këtij qyteti. Kandidatët e PD u njohën me kushtet e punës dhe ndryshimet që ka pësuar ky biznes pas uljes së taksave dhe furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike. Administratorët e fabrikës theksuan se reforma e taksave dhe klima mbështetëse për biznesin i ka ndihmuar ata për të shtuar linjat e prodhimit dhe për të hapur më shumë vende pune . Kandidatët e PD-së në Tiranë, Majlinda Bregu dhe Florian Mima deklaruan se në mandatin e dytë qeveria do të rrisë pagën minimale dhe do të ul tatimin për pagën 20 mijë lekë. Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha takoi banorët e Cërrikut të cilëve u premtoi se që në 6 mujorin e parë të vitit 2010, shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen. Cërriku nuk mund të trajtohet më si pronë e askujt, çka kanë bërë socialistët në 8 vjet, duke e lënë qytetin në varfëri dhe mjerim. Cërriku është pjesë e ndryshimit të gjithë Shqipërisë të cilin e mundësoi Partia Demokratike, për këtë arsye ftoj edhe socialistët ti bashkohen projektit evropian të PD, tha Basha. Ndërsa shtoi se Parti Socialiste ishte një parti pa alternative në këto zgjedhje, dhe ju bëri thirrje banorëve të Cërrikut që të shkojnë në votime dhe të votojnë PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›