E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Bashkëpunimi me pushtetin lokal, prioritet i qeverisë

Në takimin me banorë të zonës së Kardhiqit dhe drejtues të pushtetit lokal, Kryeministri falënderoi drejtuesit vendorë për punën e mirë  dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, me të cilën ata kompletuan procesin e shpronësimeve dhe bënë të mundur fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Duke përgëzuar banorët e zonës për mirëkuptimin e treguar në realizimin me sukses të shpronësimeve, Kryeministri  theksoi se investimet janë promotori i zhvillimit të kësaj zone zonës dhe vendit në tërësi dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm  në veprat e ardhshme.

Kryeministri siguroi gjithashtu për vëmendjen e qeverisë ndaj të gjitha shqetësimeve të pushtetit vendor, të cilat janë objekt i një politike konstante të qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës, ndërtimin e shkollave , spitaleve dhe nxitjes së turizmit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›