E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Punëve të Jashtme, z.Lulzim BASHA, priti Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, znj.Françoise Bourolleau.

Më datë 10.01.2008 Ministri i Punëve të Jashtme, z.Lulzim Basha, priti Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, znj.Françoise Bourolleau me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Ministri Basha shprehu konsideratat e tij dhe e falënderoi znj. Bourolleau për kontributin që Ambasadorja ka dhënë në forcimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike.

Ministri Basha nënvizoi kontributin e çmuar që Franca po luan në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane e euroatlantike si dhe në zgjidhjen e çështjeve shqetësuese për rajonin tonë.

Ambasadorja franceze, znj. Bourolleau, nga ana e saj falënderoi z.Basha për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shprehu vlerësimin e saj për hapat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.

Në takim u shpreh besimi se këto marrëdhënie të shkëlqyera do te njohin arritje të tjera më pozitive në të ardhmen.

10/1/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›