Kryeministri Berisha: Brenda 2-3 muajve përfundon kuadri ligjor për praktikat më të mira për klimën e biznesit
Kryeministri Berisha tha se në kuadër të reformës rregullatore, brenda 2-3 muajve do të përfundojnë të gjitha aktet ligjore e nënligjore që vendosin praktikat më të mira për klimën e biznesit.
“Reforma rregullatore, - u shpreh Kryeministri - do të ketë të gjithë mbështetjen, në mënyrë që brenda këtyre 2-3 muajve të përfundojmë të gjitha aktet ligjore e nënligjore për të vendosur praktikat më të mira që ekzistojnë për klimën e biznesit. Kjo reformë do të ketë mbështetje të madhe financiare. Ajo nuk do të njohë ndërprerje apo moment vetëkënaqësie. Turravrapi duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe unë jam shumë optimist për këtë.”
23/10/2008