E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Buxheti 2008, investime për vepra të rëndësishme infrastrukturore

Kryeministri Berisha: Buxheti 2008, investime për vepra të rëndësishme infrastrukturore

Kryeministri Berisha bëri  të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar se qeveria do të dërgojë për shqyrtim, në parlament, brenda kësaj jave, buxhetin e vitit 2008. Kryeministri theksoi se në një hark kohor dy vjecar janë rritur të ardhurat nga 22 % të prodhimit të brendëshëm të vendit, në 27 % të këtij prodhimi.
Kryeministri theksoi se një rritje e tillë është dëshmia më e qartë e goditjes së sistemit të korrupsionit, i cili qëndron në bazë të informalitetit dhe evazionit.
“Ky buxhet shërben edhe si një bilanc i buxhetimit dy vjecar të kësaj qeverie, e cila ka rritur në dy vjet të ardhurat nga 22 për qind, të prodhimit të brendshëm të vendit, në 27 për qind të këtij prodhimi, duke mbipërgjysmuar taksat në vlerë totale mbi 1,2 miliard dollarë, para këto që ndaheshin në gjoba me mënyra korruptive midis atyre që paguanin dhe atyre që mblidhnin” - u shpreh Kryeministri

Kryeministri theksoi se buxheti 2008 do të ketë hapsira të mëdha për investime, kryesisht në infrastrukturën e vëndit. “Natyrisht, nevojat e Shqipërisë, nuk i përballon me një buxhet, cilido që të jetë ai, por ky buxhet jep shpresë  të madhe, pasi ne në një vit, në vitin 2008, investojmë sa cështë investuar në 4 vitet, para ardhjes sonë në pushtet, të marra së bashku. Gjykoj se kjo përbën në një farë mënyrë një lajm jashtëzakonisht pozitiv për qytetarët shqiptarë.” - tha Kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri informoi se është bërë disponibël fondi për gjashtëmijë km rrugë rurale për të gjitha qarqet e vendit, ku përparësi do të ketë ndërtimi i rrugëve në zonat bujqësore, e më pas ato turistike.
“Së shpejti do të zhvilloj një takim me kryetarët e qarqeve sepse u bë disponibël fondi për gjashtëmijë km rrugë rurale dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Qershori është mujaji fiskal i  Bankës Botërore, por ky institucion ka dhënë dritën jeshile që ne të nisim projektet, çka dëshmon për një klimë mirëbesimi shumë të madh. Përparësi të plotë do të kenë rrugët bujqësore, por do të përpiqemi në çdo qark edhe për rrugët turistike, sepse kjo gje ndikon pozitivisht në zhvillimin e qarkut dhe në jetën e banorëve.”- u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›