Kryeministri Berisha: Në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë të pahetueshëm
Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë në mënyrë absolute të pahetueshëm dhe se vendimi për kalimin e ligjit për kufizimine imunitetit është një vendim i drejte.
“Dua të bëj një sqarim për problemin e imunitetit. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë në mënyrë absolute të pahetueshëm, prandaj vendimi ynë për të kaluar ligjin për kufizimin e imunitetit, është vendimi më i drejtë sikundër edhe njëherë parim themelor është se të gjithë jemi të hetueshëm në çdo rast që të kërkohet. Ky është qëndrimi nga i cili ne nuk lëvizim.