E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të krijohet një departament për koordinimin e punës së agjencive që merren me sigurinë

Kryeministri Berisha paralajmëroi sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Politikave të Sigurisë, se pranë Këshillit të Ministrave do të krijohet një departament që do të koordinojë punën e të gjithë agjencive që merren me çështjet e sigurisë.
“Pranë Këshillit të Ministrave do të ngrihet një departament që do të ngrihet një departament që do të koordinojnë punën e të gjithë agjencive që merren me problemin e sigurisë, ku përfshihen SHISH, Garda e Republikës, Policia, tatimet, doganat, Shërbimi i Ushtrisë, Policia Ushtarake dhe inspektorate të tjera”, u shpreh Kryeministri Berisha. Modeli i nje strukture te tillë ekziston në shumë vende të tjera dhe mund te marrë atributet e një kolegjiumi që të shqyrtojë periodikisht problemet e sigurisë në vend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›