E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të mbështesim studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Universitetet prestigjioze të perëndimit

Kryeministri Berisha priti sot një grup profesorësh të Universitetit të Oxofrdit, i përbërë nga Profesori Mark Swenarton (Dekani i Universitetit Oxford Brookes) dhe pedagogët Rosemary Spankie  dhe Andrea Placidi.

Stafi  akademik i Universitetit të Oksfordit ishte i shoqëruar nga Rubens Shima, Zv.Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Parid Teferiçi, bashkëdrejtues dhe Ideator i Projektit si dhe Genti Gjokola, Ideator dhe Koordiantor i Projektit dhe një nga katër studentët e Fakultetit të Arkitekturës në .

Grupi i profesorëve të Oxfordit e informoi Kryeministrin Berisha për një projekt të përbashkët me Galerinë e Arteve të Tiranës, i cili konsiston në një bashkepunim afatgjatë midis këtij universiteti prestigjoz, Universitetit të Tiranës dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Në qershor të këtij viti do të organizohet ekspozita e parë në kuadër të këtij projekti.

Kryeministri Berisha i falenderoi profesorët e Oxfordit për këtë iniciativë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për projektin.

Ai gjithashtu e inkurajoi grupin e profesorëve për intesifikimin e bashkëpunimit me qendrat akademike të vendit tone dhe u premtoi atyre mbështjen prioritare që do të kenë shkencëtaret e rinj shqiptarë në kuadër të Fondit të Exlelencës, për të kryer studime dhe specializime pasuniversitare në Universitetin pretigjioz të Oxfordit dhe universitete të tjera kaq prestigjioze në perëndim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›