E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Eksportet shqiptare u rritën me 27 % gjatë vitit 2007

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Planifikimit Strategjik, Kryeministri Berisha tha se eksportet e prodhimeve shqiptare gjatë vitit 2007, u rritën me 27 % krahasuar me vitin 2006.
“Viti që shkoi është viti i rritjes më të madhe të eksporteve shqiptare, të cilat arrijnë në 1.12 miliardë dollarë, me një rritje 27 % krahasuar me vitin 2006”, tha Kryeministri Berisha duke shtuar se ka pasur edhe një rritje të madhe të importeve, por fatmirësisht eksportet janë rritur pakëz më shumë se importet.

Kryeministri vlerësoi se realizimi i të ardhurave janar-nëntor ishte 24 miliardë lekë më shumë. Pra, megjithë vështirësitë, vijoi më tej Kryeministri, nga të cilat do të na duhen vite të dalim, mendoj se u bënë hapat më të mëdha drejt shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›