Kryeministri Berisha përgëzon Ministrinë e Financave për hartimin e strategjisë makroekonomike 2009-2011
Kryeministri Berisha përgëzoi sot Ministrinë e Financave, për hartimin e strategjisë makroekonomike për periudhën 2009-2011.
Duke prezantuar disa nga parashikimet ekonomike për vitin 2008, Kryeministri Berisha tha se në të ardhurat në buxhet për këtë vit, nuk janë përfshirë të ardhurat që do të përfitohen nga privatizimi i sektorëve strategjikë.
“Unë përgëzoj Ministrinë e Financave, që nuk i ka përfshirë këto të ardhura në buxhet, sepse ne jemi të vendosur për kompensimin e ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve dhe do ta vlerësoja këtë si një qëndrim të përmbajtur të Ministrisë së Financave dhe e mbështes plotësisht atë”, u shpreh Kryeministri Berisha.