Kryeministri Berisha: Qeveria i ka fondet për rrugën Qafë Plloçë - Qafë Thanë
- Pas rrugës Korçë - Qafë Plloçë, do të nisin punimet edhe për segmentin tjetër të rëndësishëm rrugor, autostradën Qafë Plloçë - Qafë Thanë
Kryeministri Berisha tha sot se pas rrugës Korçë - Qafë Plloçë, do të nisin punimet edhe për segmentin tjetër të rëndësishëm rrugor, autostradën Qafë-Plloçë - Qafë Thanë. Kryeministri tha se qeveria i ka fondet për ndërtimin e këtij aksi.
“Unë dua të garantoj qytetarët e Korçës se pas kësaj rrugë, menjëherë do të nisë segmenti tjetër, autostrada Qafë Plloç-Qafë Thanë,” tha Kryeministri gjatë përurimit të punimeve për rikonstruksionin e segmentit Korçë - Qafë Plloçë.
Kryeministri theksoi se modernizimi i infrastrukturës rrugore përshpejton zhvillimin e mbarë vendit dhe si e tillë është prioritet i qeverisë.
“Në të gjithë këtë përpjekje dhe në çdo metër autostradë, ne shënojmë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar, drejt horizontit që ne meritojmë,” tha Kryeministri.