Kryeministri Berisha: Do te shtrijme internetin ne cdo shkolle brenda vitit
Kryeministri Berisha gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës u ndal në shkollën “Branko Kadia”, ku vizitoi ambjentet e rikonstruktuara të saj nga Bashkia e Shkodrës.
Kryeministri vizitoi klasat dhe kabinetin e informatikës të kësaj shkolle, ku vlerësoi se qeveria është e vendosur në sjelljen e Shqipërisë në moshën digjitale.
“Kompjuteri dhe interneti është një univers përpara çdo njeriu. Ai hap një univers të madh dijesh, kështu që internetin ne do ta shtrijmë këtë vit në çdo shkollë dhe ky është vetëm fillimi. Unë ju them që nga këta kompjutera që keni përpara do të keni përdorimin më të gjerë që nga e-learning, mësimi dixhital, deri tek të gjitha proceset e mundshme digjitale. Çfarë është Shqipëria në moshën digjitale do të pyesni ju? Shqipëria në moshën digjitale është Shqipëria në moshën tuaj. Ju mund ta imagjinoni sa e bukur bëhet Shqipëria po të vijë në moshën tuaj”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë bashkëbisedimit me nxënës të shkollës “Branko Kadia” në qytetin e Shkodrës.