E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Rruga muzeale, kthim në identitet të vlerave aktitekturore të qytetit të Shkodrës


Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në Shkodër përshkoi në këmbë rrugën nga Piazza e qytetit tek shkolla Branko Kadia. Kjo rrugë e rikonstruktuar plotësisht  me fondet e buxhetit të shtetit, me vlerë 420 milionë lekë, përbën kthimin në identitet të vlerave arkitektekturore të qytetit të Shkodrës.

Gjatë shëtitjes së lirë përgjatë kësaj rruge, Kryeministri Berisha u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me qytetarë të Shkodrës, të cilët e falenderuan Kryeministrin për këtë investim në një nga rrugët kryesore të qytetit. Gjithashtu Kryeministri Berisha u ndal edhe në Qendrën e Piktorëve Kolë Idromeno. Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Minitri i Transporteve, Sokol Olldashi, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor.     

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›