E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do ti japim Shkodres infrastrukturen moderne evropiane qe meriton

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, që përfshin segmentin Ura e Drinit-Ura e Bunës. 

Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është investim i qeverisë shqiptare me vlerë 129 milionë lekë dhe parashikohet të përfundojë para afatit. Kryeministri Berisha pas prerjes së shiritit tha se me këtë inaugurim Shkodra bëhet me një hyrje moderne sipas parametrave të një qyteti europian, standarde të cilat i meriton plotësisht. “Me këtë inaugurim Shkodra do të bëhet me një hyrje moderne me katër korsi me trotuar dhe me ndriccime. Rruga që shpresojmë brenda pak muajve të fillojë, së bashku me Urën e Bunës i japin Shkodrës një infrastrukturë europiane që ajo e meriton”, tha Kryeministri Berisha.  


Më pas Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin  e Urës së Bunës, një investim i Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 7.2 milionë USD.  Kryeministri Berisha vlerësoi se rikonstruksioni i kësaj ure ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë.
“Sot inaugurojmë një nga uraat më të rëndësishme të vendit urë me një gjatësi prej 270 metrash me një kosto 7.2 milionë dollarë, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë pasi kjo urë është shumë e rëndësishme për lidhjet që krijon me Malin e Zi. Me shumë interes e pret edhe qevria e Malit të Zi përfundimin e kësaj ure”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri vlerësoi se lumi i Bunës ka perspektivën e rikthimit të tij në lum të lundrueshëm sicc ishte deri në fundin e shekullit të 19 dhe pak më vonë. “ Për këtë ajo është një urë që hapet dhe lejon kalimin e banorëve nëpërmjet lundrimit, në rast se ekologjistët dhe ekspertët e mjedisit konkludojnë se thellimi i Bunës nuk kompromenton ekosistemin, sepse një shekull veprim ka krijuar kondicione, të cilat nevojitet të studiohen me imtësi për mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit një nga sistemet më të mrekullueshme që ekzistojnë në Europë dhe më gjerë”, nënvizoi Kryeministri.

Kjo urë, vijoi më tej Kryeministri Berisha  financohet nga Banka Islamike dhe firma kontraktuese është një firmë, e cila ka një traditë pune shumë të mirë pune në Shqipëri dhe që ka marrë përsipër ta përfundojë urën në kohën më të shkurtër të mundshme. “Jam i bidnur se puna me tre trurne do të shkurtojë afatin e përfundimit të kësaj ure. Dua të falenderoj presidentin e kompanisë , inxhinierët, projektuesit dhe të gjithë punëtorët që punojnë në këtë vepër një nga veprat më të rëndësishme në vendin tonë”, theksoi më tej Kryeministri Berisha. Rikonstruksioni i plotë i Urës së Bunës pritet të përfundojë në maj të vitit 2010.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›