E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do ti shpetojme qytetaret nga ecja ne rruget me balte


Kryeministri Berisha inaguroi sot rrugën “Fetah Barbullushi” në qytetin e Shkodrës, rrugë që lidh zonën industriale me pjesën tjetër të qytetit. Duke e cilësuar këtë si një nga rrugët e rëndësishme të qytetit të Shkodrës, Kryeministri Berisha vlerësoi punimet cilësore dhe angazhimin e Bashkisë së Shkodrës për gjelbërimin e këtij segmenti rrugor. Rikonstruksioni i kësaj rruge është realizuar me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë 43 milionë lekë. “Ne inaugurojmë sot një rrugë shumë të rëndësishme në të cilën janë investuar 43 milionë lekë. Është bërë një punë shumë cilësore dhe Kryetari i Bashkisë ka marrë përsipër investimin për gjelbërimin e kësaj rruge të cilën do ta bëjë Bashkia e Shkodrës.

Kështu që vitin tjetër do të vijmë të inaugurojmë pemët që ka mbjellur bashkia”, u shpreh Kryeministri Berisha. Ne, tha Kryeministri Berisha, jemi të vendosur të investojmë në infrastrukturën e qyteteve t`i nxjerrim ato nga balta dhe mund të them se projekti i rrugëve dytësore po trajtohet në shumë plane në mënyrë që të arrijmë t`i nxjerrim qytetarët nga ecja në rrugët me baltë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›