E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet me sukses në Bruksel raundi i dytë i negociatave ndërmjet Aleancës së Atlantikut te Veriut (NATO) dhe Republikës së Shqipërisë

Sot, u mbyll me sukses në Bruksel raundi i dytë dhe i fundit i negociatave ndërmjet Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Republikës së Shqipërisë. Ekipi negociator shqiptar kryesohej nga z. Glori Husi, Koordinator Kombëtar për çështjet me NATO-n.

Negociatat e sotme u përqendruan në çështje të karakterit tekniko-ligjor, çështje të sigurisë dhe të burimeve financiare dhe njerëzore.

Me mbylljen e këtij raundi të negociatave hapet rruga për nënshkrimin e protokolleve të pranimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të cilat pritet të nënshkruhen në fillim të muajit korrik 2008.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›