E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Investimi për kulturën, investimi më i mirë për gjallërimin e shpirtit të komunitetit

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e rikonstruksionit të pallatit të Kulturës në qytetin e Divjakës, me vlerë 7 milion lekë, të realizuar me donacione të ndryshme dhe financim të Bashkisë së Divjakës.

Kryeministri u shpreh se kjo qendër e rikonstruktuar pas 17 vjetësh, do të gjallërojë më shumë jetën kulturore të komunitetit. “Inauguruam këtu qendrën e rikonstruktuar të kulturës, realizuar pas 17 vitesh. Edhe dje, në Berat inauguruam në Otllak, pallatin e Kulturës. Kur gjallërohet kultura, gjallërohet shpirti. Asgjë nuk e shpreh më bukur, më mirë, më besnikërisht gjallërimin e shpirtit, sesa gjallërimi kulturor i komuniteteve.” tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›