E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Marrëveshjet e nënshkruara krijojnë një infrastrukturë solide për bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat

Kryeministri Berisha organizoi sot një darkë, në Pallatin e Brigadave, për nder të Kryeministrit të Shtetit të Kuvajtit, Sheik Naser AL Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, vizita e parë e një Kryeministri të Kuvajtit në Shqipëri.


Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ne i jemi mirënjohës vendit tuaj për mbështetjen, ndihmën dhe solidaritetin ndaj vendit dhe kombit tim gjatë gjithë këtyre viteve.”

Kryeministri Berisha theksoi se kjo vizitë, vizita e parë e një Kryeministri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, shënon një zhvillim thelbësor në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

“Ne gjetëm ndjenja miqësore dhe mbështetjen e madhe dhe jam thellësisht i bindur se kjo vizitë shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet tona,” u shpreh Kryeministri.

Duke i vlerësuar gjithashtu marrëveshjet e nënshkruara sot një zhvillim të rëndësishëm në këto marrëdhënie, Kryeministri theksoi se ato krijojnë një infrastrukturë ligjore solide për bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›