E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhen 7 marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit

Në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha dhe Kryeministrit të shtetit të Kuvajtit, Sheik Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, u nënshkruan sot shtatë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kuvajtit Khalid Sulaiman Al Jarallah nënshkruan Marrëveshjen mbi vendosjen e komitetit të përbashkët të bashkëpunimit dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Konsultim Dypalëshesh midis dy Ministrive të Jashtme.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli dhe Ministri i Financave të Kuvajtit Mustafa Jassim Al Shamali nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Teknik.

Ministri i Financave Ridvan Bode dhe Ministri i Financave të Kuvajtit Mustafa Jassim Al Shamali nënshkruan Marrëveshje mbi Inkurajimin dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit Falah Al Hajri nënshkruan Marrëveshjen mbi bashkëpunimin Turistik dhe Marrëveshjen mbi Kulturën dhe Artin.

Gjithashtu u nënshkrua edhe Marrëveshja midis Dhomave Të Tregtisë përkatëse.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›