Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Gumi bën betimin përpara Presidentit të Republikës.

19 maj 2009
Në praninë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, Drejtorit të Kabinetit, z. Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit dhe të ftuarve të tjerë, u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Viktor Gumi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, z. Gumi bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi ministrit Gumi suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë.