Presidenti i Republikës priti në një takim Dr. Matias Eshe, Kryetar dhe CEO i “Bavaria Film Corp”.

18 maj 2009
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi priti sot në një takim në Pallatin e Brigadave Dr. Matias Eshe, Kryetar dhe CEO i “Bavaria Film Corp” dhe ekipin që e shoqëronte, Dr.Srgjan Kerim, ish-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe aktualisht anëtar i Bordit të “WAZ Medien Gruppe” për rajonin, z. Rudigers Opers, Kryeredaktor i gazetës “NRZ” dhe z. Mihael Crener, anëtar i korporatës “WAZ Medien Gruppe”.
Dr. Eshe e njohu Presidentin Topi me punën e “Bavaria Film Corp” dhe vizionin mbi Shqipërinë në të ardhmen duke i paraqitur Kryetarit të Shtetit idetë e tyre për të investuar në Shqipëri, duke krijuar vende dhe studio xhirimi.
Nga ana e tij Presidenti Topi i falenderoi dhe inkurajoi për iniciativën e ndërmarrë duke nënvizuar mbështetjen për programet e bashkëpunimit në fushën e hapësirave të reja kinematografike, sidomos për brezin e ri. Duke folur për rolin e mediave në përgjithësi, në kuadër të përshirjes së “WAZ Medien Gruppe” si pronarë e TV Vizion +, Presidenti Topi nënvizoi nevojën që ka çdo vend për një media të pavarur si dhe rolin edukativ e sensibilizues që duhet të luajë në shoqëri.
“Bavaria Film Corp” është një kompani gjysmëprivate e prodhimit të filmave në Gjermani dhe një nga më të mëdhatë në Evropë e krijuar që në 1 janar të vitit 1919, me një traditë të gjatë të prodhimit të filmave televizivë dhe serialë.