E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ndërtimi i ujësjellësave, përparësi e qeverisë

Në vijim të inagurimeve në disa komuna në Lushnjë, Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e ujësjellësit të Gajd Toshkës, i cili trefishon furnizimin me ujë të pijshëm të 5 komunave të Myzeqesë, Bubullimë, Krutje, Allkaj, etj.

Kryeministri Berisha theksoi se në këtë ujësjellës janë investuar 70 milionë lekë nga buxheti i shtetit. “Siç e shihni, ndërtimi i ujësjellësave ka qenë një përparësi e qeverisë. Ne inaguruam ujësjellësin e Zgjanës, inaguruam tubacionin e Gajzës, ujësjellësin në Zhelizhan, në Lekaj, në Delisufaj, në Toskëz. Pra, vetëm në një zonë që përfshin 3 komuna janë investuar në ujësjellësa rreth 400 milionë lekë”, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›