E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit zvicerian ASG dhe kompanisë amerikane AES.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e grupit ASG dhe kompanisë AES.

Kompania amerikane AES i është bashkuar grupit zvicerian ASG si partner i rëndësishëm në ndërtimin e impiantit të gazit të lëngët, LNG me kapacitet prodhues 1400 megawat dhe me vendndodhje në Porto Romano, Durrës.

Përfaqësuesi i Kompanisë AES, Tom Wray tha se projekti për ndërtimin e këtij impianti është strategjik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Kompania amerikane AES ka në mbarë botën, 113 impiante energjie me gaz të lëngët dhe operon në Hungari, Çeki, Spanjë, Ukrainë , Kazakistan.

Kryeministri Berisha falenderoi përfaqësuesit e grupit ASG dhe kompanisë AES për përzgjedhjen e Shqipërisë si vendin për të zbatuar këtë projekt kaq të rëndësishëm dhe i siguroi se qeveria shqiptare do t’i mbështësë në të gjitha aspektet  e realizimit të këtij investimi.

Kryeministri theksoi faktin se Shqipëria  është në qëndër të vëmendjes dhe interesit të 3 projekteve gazsjellëse që kalojnë në Evropë dhe në Ballkan dhe tha se me siguri një degë ose një nga gazsjellësit do të kalojë nëpër Shqipëri.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›