Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë italiane CSI-Piemonte.
Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e kompanisë italiane CSI-Piemonte, e njohur për dizenjimin e sistemeve informatike dhe për suksesin e saj në Italinë e Veriut.
Kjo kompani shprehu interes për të zbatuar një projekt për sistemin informatik në qëndrat spitalore në Shqipëri.
Sistemi informatik do të synojë të sigurojë të dhënat e pacientëve dhe do të menaxhojë të gjithë informacionin e klinikave spitalore.
Kryeministri Berisha përgëzoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për projektin dhe tha se aplikimi i sistemeve informatike edhe në spitale është një nismë që është shtruar për zgjidhje në kuadër të qeverisjes elektronike.