Kryeministri Berisha përgëzon punën me tre turne në ndërtimin e rrugës Fier Shegan -Allkaj, në komunën Krutje
Kryeministri Berisha i përgëzoi për zbatimin e punës në tre turne, duke i siguruar se në përfundim të saj, kjo rrugë do t’i sjellë kësaj zone një infrastrukturë të standardeve moderne. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se vetëm pak muaj më parë e kishte vizituar këtë zonë me shumë vështirësi, për shkak të infrastrukturës së keqe, ndërsa tashmë, përmes kësaj rruge në përfundim, banorët e zonës do të kenë lehtësitë e nevojshme në qarkullim, por lehtësi edhe në shkëmbimet tregëtare e ekonomike të kësaj zone.
Kryeministri u shprehu bindjen punëtorëve se duke punuar me tre turne, ata do të kishin më tepër lehtësi në mbarëvajtjen e punës, shpejtësinë dhe në cilësinë e saj.
Gjithashtu, Kryeministri u premtoi se qeveria do të mbështesë edhe projekte të tjera në këtë zonë dhe se së shpejti ai do të vinte të realizonte bashkë me ta edhe inagurimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme.