Kryeministri Berisha: Ne i faktojmë Europës dhe botës se shqiptarët mund të realizojnё projektet më të mëdha, më të kushtueshme për interesin kombёtar
- Në Shijak dhe në dy komunat e tij, ne kemi investuar 1.146 miliard lekë. Ne kemi asfaltuar tërësisht rrugët e komunës Xhafzotaj, po asfaltojmë tërësisht rrugët e Katundit tё Ri, kemi ndërtuar një sërë shkollash, kemi shtrirë internetin në të gjitha shkollat.
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një takim me qytetarë të Shijakut. Ne fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Së pari, ju përshëndes vëllazërisht, përulem me mirënjohje ndaj jush për të gjithë mbështetjen që ju i keni dhënë Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj. Së dyti, vij sot këtu, për të paraqitur kandidatin për deputet, një nga bijtë tuaj më të dashur, më të përkushtuar e më të ndershëm, deputetin tuaj Osman Metalla dhe birin tjetër tuajin, Dardan Domi, kryetar i PD-së për Shijakun.
Ne kemi vetëdijen se çështjet tona kanë qenë madhore në dy drejtime kryesore.
Së pari, që nga rilindasit e deri më sot, ne kemi patur një ëndërr dhe kjo ka qenë ëndrra europiane, ‘Shqipëria, zonjë në Europë’. Ky ishte projekti i rilindasve tanë, kjo ishte përpjekja jonё e madhe.
Së dyti, po kaq e lidhur me të parën, ishte fakti se ne kishim nevojë jetike për zhvillim, nevojë jetike për rrugë të mira, ujësjellës dhe kanalizme, për shkolla moderne.
Ne kishim nevojë të ishim si të tjerët, në një vend të bekuar si Shqipëria. Secili nga ju qё ndalet dhe analizon këto 4 vite, pavarësisht nga bindjet politike që ka, secili nga ju që shqyrton se çfarë bëmë ne, në këto 4 vite, mendoj se gjen ndryshimet më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto 4 vite, ne bëmë realitet një nga projektet tona më madhore, Shqipëria në NATO. Falë punës dhe përkushtimit tonë të përbashkët, por edhe ndihmës së miqve tanë, ne sot mblidhemi në këtë shesh si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s.
Së dyti, ne kemi projektin tjetër të madh, Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian. Në qoftë se për 8 vite me radhë, Shqipëria qëndroi në vendnumëro, sepse çdo ditë e më lart ngrihej muri i krimit dhe korrupsionit, në këto 4 vitet e fundit, së bashku ne firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ajo duhej të ratifikohej nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe u ratifikua në një kohë rekord, shumë më shpejt sesa për Maqedoninë dhe Kroacinë. Më 28 prill, ashtu siç ju e patë, në emrin tuaj dhe me miratimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, paraqita në Pragё kërkesën për anëtarësim në BE.
Të dashur miq,
Unë dua t’ju siguroj për diçka, se unë kurrë nuk i kërkoj askujt më shumë, sesa na takon. Unë e deklaroj publikisht këtë në Tiranë, Shijak, Bruksel, Paris apo kudo që jam, sepse për t’u pranuar në BE, ne duhet të dëshmojmë se jemi njerëz seriozë, se jemi njerëz që punojmë, të ndershëm dhe të ditur. Unë kam shumë kënaqësi se është, pikërisht, përkushtimi ynë ndaj problemeve tona të përditshme, janë reformat tona, ato që shembën muret e krimit dhe korrupsionit, ato të cilat hapën dyert e NATO-s për Shqipërinë, hapën dyert e BE-së, janë ato të cilat, brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, do të bëjnë që ju të lëvizni të lirë në mbarë Europën.
Këto reforma dhe këto përpjekje bënë të mundur që Shqipëria, në vitin e kulmit të krizës ekonomike në botë, të jetë në krye të rritjes ekonomike në Europë, me 8 përqind. Këto reforma bënë që Shqipëria, vendi më i stërkequr për investimet e huaja në vitin 2003, renditet e dyta në botë për klimën për biznesin. Këto reforma bënë të mundur që Shqipëria, e cila renditej në 24 vendet më të korruptuara të planetit, vitin e kaluar të renditej më e mira në Ballkan dhe në 10-shen më të mirë në botë për luftën kundër korrupsionit, bënë që qeveria e Sali Berishës të shpallej kampion për reformat në luftën kundër këtij kanceri.
Dje, unë po dëgjoja një bankier të njohur në Europё, i cili po thoshte në një audiencë se në këto 4 vite, Shqipëria ka bërë ‘quantum leap’, që është një nocion që vjen nga fizika bërthamore, me anë të të cilit shprehët ndryshimi më i shpejtë dhe më i mundshëm, shprehet transformimi më i madh. Këto ishin mesazhe që bashkërisht ne ia çuam botës, duke u treguar atyre se me mund dhe djersë ia dolëm në këtë garë. Liria është garë.
Këto vlerësime janë reformat e realizuara, janë investimet dhe mos mendoni se vendet e tjera na respektojnë kot, por na respektojnë për veprat që kemi realizuar dhe ne i kemi këto vepra. Në Shijak dhe në dy komunat e tij, ne kemi investuar 1.146 miliard lekë. Ne kemi asfaltuar tërësisht rrugët e komunës Xhafzotaj, po asfaltojmë tërësisht rrugёt e Katundit të Ri, kemi ndërtuar një sërë shkollash, kemi shtrirë internetin në të gjitha shkollat e fëmijëve tuaj, kemi rritur pensionet e të gjithë fermerëve të fshatit 100 për qind, kemi rritur pensionet në qytet nga 50 deri në 70 për qind, kemi dyfishuar pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve. Këtu në Shijak, deputeti juaj më informon për një problem. Në mënyrë të sinqertë, unë ju them se i kam kërkuar deputetit të ketë kujdesin për qytetin tuaj. Ne kemi pasur një problem dhe për këtë dua të jem i hapur me ju, se neve nuk na kanë ardhur projekte nga bashkia juaj. Unё i them zonjёs kryetare tё bashkisё; sill projektet dhe unë të jap fjalën, para gjithë këtyre burrave e grave, në këtë shesh, se brenda mandatit tënd socialist nuk do të lëmë pëllëmbë rrugë të Shijakut pa asfaltuar. Të sjellin projektet. Unë nuk mund të kem dy njësi matëse, një për ju dhe një për banorët e Xhafzotaj, absolutish jo. Unë kam të njëjtat ndjenja vëllazërore për banorët e të dy komuniteteve. Jam interesuar për çështjen e pallatit. Projekti, ndonëse me shumë vonesë, është bërë tashmë dhe ne do ta bëjmë të ri atë. Të tjerët nuk na respektojnë për fjalët, por ata e shohin se me rrugët, me punët tona, me ujësjellёsit, me fermerët tanë, po u afrohemi vendeve të tyre. Këtë vit, ne paguajmë për rrogtarët e shtetit, pensionistët 30 përqind më shumë, sesa Bullgaria dhe Rumania që kanë qenë shumë herë më të zhvilluara. Unë zotohem para jush se pas 4 vitesh ne do të kalojmë jo dy, por edhe 4 vende të tjera anëtare të BE-së.
Të gjitha këto arritje kanë një rezultante, kanë një të mesme të përbashkët dhe kjo është pjekuria jonë demokratike. Këtu, për fat të mirë, ne kemi një gjeneratë të re që nuk e ka njohur kohën e diktaturës, por ne të tjerët arritëm gjatë këtyre viteve që të asimilojmë me shpirtin tonë dhe të zhvillojmë një qëndrim dhe pjekuri demokratike. Le të tregojmё në këto zgjedhje kulmin e kësaj pjekurie.
Socialistët po bëjnë çmos për skenarët e tyre, por unë ju bëj thirrje që secili prej jush të marrë letërnjoftimin, ju bëj thirrje që çdonjëri prej jush, në familjet tuaja, në krushqinë tuaj, në rrethin tuaj shoqëror të bëni çdo gjë, në mënyrë që të gjithë të shkoni e të pajiseni me letërnjoftimet e reja ose pasaportat. Le t’ju lëmë atyre makthet dhe ankthet e disfatës. Zotëri, qëkur ti nuk pranon t’i prish listës së partisë tënde, por ngulesh në karrigen e kryetarit të bashkisë, t’i u fakton shqiptarëve se nuk do zgjedhjet, ti do çdo gjë tjetër, por vetëm zgjedhje jo. Kjo është një gjë e pashembullt në Europën demokratike. Nuk ka ndodhur kurrë që të hapen fushata asimetrike, ku Kryeministri vihet në ballë të fushatës dhe kundërshtari i tij futet nën karrige. Por kjo është zgjedhja e tij. Ajo që na përket neve është që t’i japim Shqipërisë zgjedhjet më të mira që ka pasur në historinë e saj. Jemi vend anëtar i NATO-s, ndërkohë do të marrim statusin e kandidatit në BE, do të lëvizim të lirë në Europë.
Katër vjet më parë, në Shijak, si askund në Shqipëri, nuk kam deklaruar se ne do të bëhemi anëtar të NATO-s, por kam deklaruar se do të marrim ftesën. Por ne kemi punuar ditë e natë për t’u bërë anëtar të saj. 4 vjet më parë, kur kemi premtuar rrugën Durrës-Kukёs, projektin e shekullit për vendin tonë, një rrugë po aq e rëndësishme sa për Vlorën edhe për Mitrovicën, sa për Shijakun edhe për Prizrenin, sa për Shkodrën edhe për Pejën, sa për Tiranën edhe për Prishtinën, sa për Myzeqenë aq edhe për Fushë Kosovën. Ne nuk kishim projektin e rrugës, ne nuk kishim paratë, sepse taksat që ju paguat për 8 vite avulluan dhe askush nuk e di ku shkuan. Por ne rrugën e nisëm dhe në datën 31, inaugurojmë tunelin më të madh në Ballkan dhe në datën 25 qershor, ne inaugurojmë rrugën. Pra, ne i faktojmë Europës dhe botës se edhe ne, shqiptarët mund të realizojmë projektet më të mëdha, më të kushtueshme për interesin tonë kombëtar.
Të gjitha këto kanë krijuar një horizont të mirë para nesh, kanë lartësuar kaq shumë Shqipërinë, saqë unë ju jap fjalën se në 4 vitet që vijnë do të ecim përpara 4 herë më shumë. Ne do të ecim së bashku në rrugën që meritojmë. Në 4 vjet, ky vend do të kapë nivele zhvillimi, të cilat, absolutisht, syri dhe mendja jonë sot nuk i kap dot. Gjatë muajve që vijnë, janё gati për të filluar 104 hidrocentrale të reja, ndër të cilat projekti më i madh në Europë, kaskada e Devollit. Janë për t’u zhvilluar portet, ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Por përse e kundërshtonte opozita rrugën Durrës-Kukës, cila ishte armiqësia dhe vreri i tyre për rrugën? Ishte një dhe vetёm një, sepse kjo rrugë i bën portet e Vlorës dhe të Durrësit, portet më të fuqishme të të gjithë rajonit. Kjo është e vërteta. Rruga i bën këto porte më të favorshmet për një territor nga Sofja, në Beograd dhe në Novi Pazar. Ne i kemi këto porte të hapura për të gjithë. Shqiptarët, sigurisht, do të jenë përfituesit e parë.
Ndaj le të vazhdojmë sëbashku mandatin e dytë, të ndërtojmë rrugë, shkolla, të rrisim pagat e pensionet. Fitore!
Unё dua t’ju siguroj pёr diçka, se unё kurrё nuk i kёrkoj askujt mё shumё, sesa na takon. Unё e deklaroj publikisht kёtё nё Tiranё, Shijak, Bruksel, Paris apo kudo qё jam, sepse pёr t’u pranuar nё BE, ne duhet tё dёshmojmё se jemi njerёz serioze, se jemi njerёz qё punojmё, tё ndershёm dhe tё ditur. Unё kam shumё kёnaqёsi se ёshtё, pikёrisht, pёrkushtimi yni ndaj problemeve tona tё pёrditshme, janё reformat tona, ato qё shembёn muret e krimit dhe korrupsionit, ato tё cilat hapёn dyert e NATO-s pёr Shqipёrinё, hapёn dyert e BE-sё, janё ato tё cilat, brenda vitit tё parё tё mandatit tonё tё dytё, do tё bёjnё qё ju tё lёvizni tё lirё nё mbarё Europёn.
Kёto reforma dhe kёto pёrpjekje bёnё tё mundur qё Shqipёria, nё vitin e kulmit tё krizёs ekonomike nё botё, tё jetё nё krye tё rritjes ekonomike nё Europё, me 8 pёrqind. Kёto reforma bёnё qё Shqipёria, vendi mё i stёrkequr pёr investimet e huaja nё vitin 2003, renditet e dyta nё botё pёr klimёn pёr biznesin. Kёto reforma bёnё tё mundur qё Shqipёria, e cila renditej nё 24 vendet mё tё korruptuara tё planetit, vitin e kaluar tё renditej mё e mira nё Ballkan dhe nё 10-shen mё tё mirё nё botё pёr luftёn kundёr korrupsionit, bёnё qё qeveria e Sali Berishёs tё shpallej kampion pёr reformat nё luftёn kundёr kёtij kanceri.
Dje, unё po dёgjoja njё bankier tё njohur nё Europё, i cili po i thoshte nё njё audience se nё kёto 4 vite, Shqipёria ka bёrё ‘quantum leap’, qё ёshtё njё nocion qё vjen nga fizika bёrthamore, me anё tё tё cilit shprehet ndryshimi mё i shpejtё dhe mё i mundshёm, shprehet transformimi mё i madh. Kёto ishin mesazhe qё bashkёrisht ne ia çuam botёs, duke i treguar atyre se me mund dhe djersё ia dolёm nё kёtё garё. Liria ёshtё garё.
Kёto reforma janё investime dhe mos mendoni se na respektojnё kot, por na respektojnё pёr veprat qё kemi realizuar dhe ne i kemi kёto vepra. Nё Shijak dhe nё dy komunat e tij, ne kemi investuar 1.146 miliard lekё. Ne kemi asfaktuatr tёrёsisht rrugёt e komunёs Xhafzotaj, po asfaltojmё tёrёsisht rrugёt e Katundit tё Ri, kemi ndёrtuar njё sёrё shkollash, kemi shtrirё interentin nё tё gjitha shkollat e fёmijёve tuaj, kemi rritur pensionet e tё gjithё fermerёve tё fshatit 100 pёr qind, kemi rritur pensionet nё qytet nga 50 deri nё 70 pёrqind, kemi dyfishuar pagat e mёsuesve, mjekёve dhe inferemierёve. Kёtu nё Shijak, deputeti juaj mё informon pёr njё problem. Nё mёnyrё tё sinqertё, unё ju them se i kam kёrkuar deputetit tё ketё kujdesin pёr qytetin tuaj. Ne kemi pasur njё problem dhe pёr kёtё dua tё jem i hapur me ju, se neve nuk na kanё ardhur projekte nga bashkia juaj. Unё i them zonjёs kryetare tё bashkisё sill projektet dhe unё tё jap fjalёn, para gjithё kёtyre burrave e grave, nё kёtё shesh se brenda mandatit tёnd socialist nuk do tё lёmё pёllёmbё rrugё tё Shijakut pa asfaltuar. Tё sjellin projektet, se pse unё nuk mund tё kem dy njёsi matёse, njё pёr ju dhe njё pёr banorёt e Xhafzotaj, absolutish jo. Unё kam tё njёjtat ndjenja vёllazёrore pёr banorёt e tё dy komuniteteve. Jam interesuar pёr çёshtjen e pallatit. Projekti, ndonёse me shumё vonesё, ёshtё bёrё tashmё dhe ne do ta bёjmё tё ri atё. Tё tjerёt nuk na respektojnё pёr fjalёt, por ata e shohin se me rrugёt, me punёt tona, me ujёsjellёsit, me fermerёt tanё po u afrohemi vendeve tё tyre. Kёtё vit, ne paguajmё pёr rrogtarёt e shtetit, pensionistёt 30 pёrqind mё shumё, sesa Bullgaria dhe Rumania qё kanё qenё shumё herё mё tё zhvilluara. Unё zotohem para jush se pas 4 vitesh ne do tё kalojmё jo dy, por edhe 4 vende tё tjera anёtare tё BE-sё.
Tё gjitha kёto arritje kanё njё rezultante, kanё njё tё mesme tё pёrbashkёt dhe kjo ёshtё pjekuria jonё demokratike. Kёtu, pёr fat tё mirё, ne kemi njё gjeneratё tё re qё nuk e ka njohur kohёn e diktaturёs, por ne tё tjerёt arritёm gjatё kёtyre viteve qё tё asimilojmё me shpirtin tonё dhe tё zhvillojmё njё qёndrim dhe pjekuri demokratike. Le tё tregojmё nё kёto zgjedhje kulmin e kёsaj pjekurie.
Socialistёt po bёjnё çmos pёr skenarёt e tyre, por unё ju bёj thirrje qё secili prej jush tё marrё letёrnjoftimin, ju bёj thirrje qё çdonjeri prej jush, nё familjet tuaja, nё krushqinё tuaj, nё rrethin tuaj shoqёror tё bёni çdo gjё, nё mёnyrё qё tё gjithё tё shkoni e tё pajiseni me letёrnjoftimet e reja ose pasaportat. Le t’ju lёmё atyre makthet dhe ankthet e disfatёs. Zotёri, qёkur ti nuk pranon t’i prish listёs sё partisё tёnde, po ngulesh nё karrigen e kryetarit tё bashkisё, t’i u fakton shqiptarёve se nuk do zgjedhjet, ti do çdo gjё tjetёr, por vetem zgjedhje jo. Kjo ёshtё njё gjё e pashembullt nё Europёn demokratike. Nuk ka ndodhur kurrё qё tё hapen fushata asometrike, ku Kryeministri vihet nё ballё tё fushatёs dhe kundёrshtari i tij futet nёn karrige. Por kjo ёshtё zgjedhja e tij. Ajo qё na pёrket neve ёshtё qё t’i japim Shqipёrisё zgjedhjet mё tё mira qё ka pasur nё historinё e saj. Jemi vend anёtar i NATO-s, ndёrkohё do tё marrim statusin e kandidatit nё BE, do tё lёvizim tё lirё nё Europё.
Dua ta mbyll fjalёn time me kёto fjalё. Katёr vjet mё parё, nё Shijak, si askund nё Shqipёri, nuk kam deklaruar se ne do tё bёhemi anёtar tё NATO-s, por kam deklaruar se do tё marrim ftesёn. Por ne kemi punuar ditё e natё pёr t’u bёrё anёtar tё saj. 4 vjet mё parё, kur kemi premtuar rrugёn Durrёs-Kukёs, projektin e shekullit pёr vendin tonё, njё rrugё po aq e rёndёsishme sa pёr Vlorёn edhe pёr Mitrovicёn, sa pёr Shijakun edhe pёr Prizrenin, sa pёr Shkodrёn edhe pёr Pejёn, sa pёr Tiranёn edhe pёr Prishtinёn, sa pёr Myzeqenё aq edhe pёr Fushё Kosovёn. Ne nuk kishim projektin e rrugёs, ne nuk kishim paratё, sepse taksat qё ju paguat pёr 8 vite avulluan dhe askush nuk e di ku shkuan. Por ne rrugёn e nisёm dhe nё datёn 31, inaugruojmё tunelin mё tё madh nё Ballkan dhe nё datёn 25 qershor, ne inaugurojmё rrugёn. Pra, ne i faktojmё Europёs dhe botёs se edhe ne, shqiptarёt mund tё realizojmё projektet mё tё mёdha, mё tё kushtueshme pёr interesin tonё kombёtar.
Tё gjitha kёto kanё krijuar njё horizont tё mirё para nesh, kanё lartёsuar kaq shumё Shqipёrinё, saqё unё ju jap fjalёn se nё 4 vitet qё vijnё do tё ecim pёrpara 4 herё mё shumё. Ne do tё ecim sё bashku nё rrugёn qё meritojmё. Nё 4 vjet, ky vend do tё kapё nivele zhvillimi, tё cilat, absolutisht, syri dhe mendja jonё sot nuk i kap dot. Gjatё muajve qё vijnё, janё gati pёr tё filluar 104 hidrocentrale tё reja, ndёr tё cilat projekti mё i madh nё Europё, kaskada e Devollit. Janё pёr t’u zhvilluar portet, ndёr mё tё mёdhatё nё Mesdhe. Por pёrse e kundёrshtonte opozita rrugёn Durrёs-Kukёs, cila ishte armiqёsia dhe vreri i tyre pёr rrugёn? Ishte njё dhe vetёm njё, sepse kjo rrugё i bёn portet e Vlorёs dhe tё Durrёsit, portet mё tё fuqishme tё tё gjithё rajonit. Kjo ёshtё e vёrteta. Rruga i bёn kёto porte mё tё favorshmet pёr njё territor nga Sofja, nё Beograd dhe nё Novi Pazar. Ne i kemi kёto porte pёr tё gjithё. Shqiptarёt, sigurisht, do tё jenё pёrfituesit e parё. Ndaj tё vazhdojmё sёbashku mandatin e dytё, tё ndёrtojmё rrugё, shkolla, tё rrisim pagat e pensionet. Fitore!
27/05/2009